Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– 3 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit ka ndërruar jetë: një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe. Ndërsa nga 4132 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 571 qytetarë. Ndërkohë që aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 571 qytetarë, në këto bashki: 277 në Tiranë, 27 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës. Janë 7,763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (3 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 571
Të shëruar në 24 orë 639
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4132
Testime totale 1,315,672
Raste pozitive 186,793
Raste të shëruara 176,090
Raste Aktive 7,763
Humbje jete 2,940
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4044
Fier 790
Durrës 505
Shkodër 500
Vlorë 418
Elbasan 348
Gjirokastër 328
Berat 261
Korçë 198
Lezhë 181
Kukës 116
Dibër 74
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqjas, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës Ku...
TIRANË– Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij mbremjen e 2...
TIRANË– Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni i Lijgeve janë mbledhur sot ku është diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2022, i cili ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë në media nga efektivi i Policisë Rrugore, Ilir Pica i cili dekl...
TIRANË– Oltion Rrumbullaku është liruar nga detyra si zëvendësministër i Arsimit. Vendimi është amrrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Minist...
KRUJË– Tre zyrtarë janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që mbi 600 persona të shtroheshin në spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e ...
BEOGRAD- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar sot se ftesa për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” është e hapur për të gjithë. B...
LUSHNJE– Adoleshentja Kristjana Beqiri që një vit më parë ‘u bë e njohur’ kur dhunoi dhe grabiti një të moshuar në Lushnjë, ka treguar prapaskenat e ngjar...
TIRANË– Dy persona, njëri shofer i një furgoni që transporton nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” dhe një tjetër që udhëtonte me një moto...
VLORË– Në fshatin Babicë të Vlorës, rreth 10 mijë banorë vuajnë prej vitesh nga mungesa e ujit. Sipas tyre, nga ujësjellësi aktual i fshatit vjen vet...