Politike

‘Izolimi’ i fundit/ Rama rikujton edhe njëherë: Nesër liri-dalje deri në 13:00, nga e hëna ka ndryshime

  • Rama: Nga e hëna do ketë masa të reja lehtësuese
  • Gjithashtu do të kenë leje për të qarkulluar më shumë se 90 minuta, duke shënuar këshu lehtësimin e parë të masave për përhapjen e koronavirusit. 
    Featured image of article: ‘Izolimi’ i fundit/ Rama rikujton edhe njëherë: Nesër liri-dalje deri në 13:00, nga e hëna ka ndryshime Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama shkruan se nesër do të jetë dita e fundit me fashë orare deri në orën 13:00, pasi nga e hëna qytetarëve do t’u shtohen edhe 4 orë të tjera. Gjithashtu do të kenë leje për të qarkulluar më shumë se 90 minuta, duke shënuar këshu lehtësimin e parë të masave për përhapjen e koronavirusit. 

    Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga nesër në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi. Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë,”-shkruan Rama.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 416 të infektuar dhe 24 viktima. Sot janë shënuar raste të reja në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që 182 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment