Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– 4 ditë pas atentatit në kompleksin “Eiffel” në dalje të kryeqytetit, ku u qëllua me breshëri automatiku, policia e Shteitt ka zbuluar grupin kriminal që e ka realizuar atentatin, si dhe sekuestruar një arsenal armësh. Dosja.al, njoftoi edhe më herët për një operacion që po zhvillohej në zonën e Yzberishtit, ku kishin marrë pjesë forcat Speciale. Me përfundimin e operacionit, policia ka dhënë edhe detajet. Gëzim Haroku, i cili u arrestua sot është pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes tek Eiffel dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal. Gjithashtu, bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi Erigers Mihasi, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ajo që është edhe më interesante janë municionet e gjetura në këtë banesë, ku “Shqiponjat”, kanë gjetur dhe sekuestruar: 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Yrsheku”. Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal. Gjenden në banesë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata. Vihet në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal.
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G. H. Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M. Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se banesa e shtetasit G. H. mund të përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.
Bazuar në këto informacione, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacioni “Yrsheku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi G. H. dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. H, shërbimet e Policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe shtetasi G. H. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi.
Si ndodhi atentati në kompleksin e Enver Caushit?
Më 15 qershor, pranë Kompleksit “Eiffel”, në Yrshek, në zonën e Kasharit në Tiranë është sulmuar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar në orën 00:35, ku persona të paidentifikuar shkuan pranë kompleksit dhe qëlluan me breshëri plumbash mbi të. Fatmirësisht, sulmi mbaroi vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar në njerëz. Kompleksi në fjalë është në emër të biznesmenit Enver Çaushi, i cili në QKB, e ka pezulluar ektivitetin e kompleksit per momentin. Biznesmeni është xhaxhai i Florian Caushit, i cili, mori tregtarin në vitin 2012 për një borxh perj 20 mijë eurosh.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Pëllumb Pipero i ftuar në studio më gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC News foli për situatën e rënduar të infeksionit nga koronavirusi në vend. Sipas ...
TIRANË- Dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina janë të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy Budinat janë në gjendje të mirë sh...
TIRANË- Deputeti Halit Valteri ka përfunduar deponimin e tij në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion. Në përfundim të seancës së pyejteve, Valteri k...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar punën në terren dhe ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë. Në një njoftim për mediat, OFL bën me dije...
TIRANË– Gëzim Haroku është arrestuar sot nga policia gjatë operacionit që është zhvilluar në zonën e Yzberishtit ku është zbuluar një arsenal armësh.Burime...
TIRANË- Shoqata e Transportit publik kanë dalsë sërish në protestë dhe kërkojnë që qeveria të plotëosjë kërkesat e tyre. Në një deklaratë për mediat, ata j...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga dëshmia e 22-vjeçarit Sebastian Mali, i cili u vu në pranga një ditë më parë, si bashkëpunëtor në atentatin ...
BERAT- Policia eBeratit iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Policia apelon që qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e...
TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka publikuar sot një foto se si ka qenë ajo në klasën e parë. Në një postim në mediat sociale, Shamku shkruan se fotoja ësht...
TIRANË– Dy persona nga Shkodra janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ku mbeti i vdekur Hekuran Billa. Dosja....