Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokatja e tij
11 Tetor, 09:57
...
Aktualitet
Arrestohet 50-vjeçari që preu vëllanë me kosë bari në Fier, pranga dhe të riut
22 Nëntor 2021, 15:18Nga DOSJA
FIER– Një 50-vjeçar me inicialet A. F., banues në Lalar, Fier është vënë në pranga pasi akuzohet se ka goditur me kosë bari vëllain e tij, duke e dëmtuar atë. Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, mësohet se 50-vjeçari e ka goditur vëllanë e tij me kosë pas një sherri momental. I plagosuri B. F., 45 vjeç ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe personi me iniciale A. K., 21 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
ELBASAN – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi kërkoi hartimin në mënyrë më cilësore të programeve mësimore për degën e mësuesisë. Duke marrë shkak ...
Dy persona janë arrestuar për abuzim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës 13-vjeçare në Sarandë, rast që u bë publik nga “Fiks Fare” më një nënto...
TIRANË– Një nga fituesit e “Telebingo shqiptare” ka ndërruar sot jetë, vetëm pak orë para se në shtëpinë e tij të mbërrinte telefonata me lajmin e mi...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. Mës...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar dy ekspertë të rinj për të vlerësuar pronat e konfiskuara ...
TIRANË– Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar per vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat duke bërë apel për lirimin e djalit të saj që...