6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se thirrjes së qeverisë për shtim të personelit mjekësor i janë përgjigjur 2268 persona. Në një video-mesazh të publikuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, Manastirliu dëgjohet të falenderojë të gjithë mjekët për gatishmërinë e tyre dhe u bën thirjre qytetarëve që t’u tregojnë gjithçka personelit mjekësor në lidhje me lëvizjet e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë, mund t’i mbrojnë ato.
“Përshëndetje të gjithëve, dua ta nis këtë komunikim me ju me një lajm frymëzues. 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19. Kam një falenderim në zemër për profesor Dhimitër Krajën, ish-shef i Infektivit në QSUT, doktor Sokol Agollin, mje anestezist reanimator, doktor Mihal Kërçin, mjek anestezist reanimator, doktor Roland Xhaxhën, që së bashku me inxhinierët mjekësorë, ju përgjigjën thirrjes tonë dhe sot po luftojnë me koronavirusin e ri. Në pamundësi për t’i përmendutr të gjithë, i falenderoj për mbështetjen e kolegëve që tashmë janë në gatishmëri maksimale. Kam angazhuar doktor Krenar Lilën si koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit të anestezi-reanimacionit në të gjitha strukturat shëndetësore, profesor Arben Gjata si koordinator të burimeve njerëzore në shkallë vendi, atyre ekzistuese dhe vullnetarëve. Nga ana tjetër dua të nadaj me ju edhe dy konsiderata të tjera. Ju lutem le të bëhemi bashkë pjesë e zgjidhjes. Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore! Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit,”- tha Manastirliu ndër të tjera.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu komentoi lajmin se mes personave të testuar me COVID-19 janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Spahiu th...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar sërish qeverisë që të rishohë buxhetin e vitit 2020 për të ndihmuar të gjithë qytetarët d...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar se përhapja e koronavirusit po ndikon drejtpërdrejë në ekonominë e vendit. Presidenti thekson se prioritet ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Në një status në Facebook, Manastirliu s...
Tiranë- Bashkia e Tiranës po diskuton hartimin e një pakete ndihme për të gjithë bizneset, të cilat në këtë periudhë për shkak të koronavirusit po qëndrojnë mby...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka rikutjtuar personat që ngritën flamurin në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërisë dhe S...
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria duhet të miratojë një paketë në mbështetje të ekonomisë, pas përhapjes së kor...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falënderuar të gjitha stafet mjekësore që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. Në Facebook Meta ka shpër...
Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirus...