Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se SPAK ka kërkuar dy vite burg për Llallën dhe përjashtimin e tij për pesë vite nga shërbimet publike. Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-kryeprokurori nuk ndodhej në sallë, pasi përfaqësohej nga nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill kur pritet të shqyrtohet nga trupa e GJKKO-së vendimi për Llallën, procesi ndaj të cilit po zhvillohet në gjykim të shkurtuar.
Por përse akuzohet Adriatik Llalla, dikur njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë?
Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.
Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.
(f.m;f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VORË– Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Vorë dhe në automjetin e tij është gjetu...
TIRANË– Autoritetet franceze kanë ngritur alarmin për identifikimin e një varianti të ri të koronavirusit në një rajon të Francës, që nuk mund të zbu...
TIRANË– Metereologia Adiola Bami ka parashikuar se fundjava do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.Drejtuesja e Departamen...
FIER– Sot përcillet për në banesë të fundit, trupi i Irvana Hykës, 28-vjeçares, dhe bashkëshortit të saj Demokrat Medinaj. Demokrati qëlloi 31 herë më th...
KORÇË– Një 33-vjeçar i identifikuar si Angel Miçani është vënë në pranga pasi akuzohet se ka marrë pjesë në sherrin me sende të forta ...
TIRANË– Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shtetit, pasi akuzohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kjo fushatë parashikohet që të jetë e ashpër. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala...
TIRANË– Një 54-vjeçar me inicialet A.N., ka rënë aksidentalisht nga kati i katër i pallatit ku jetonte dhe ka ndërruar jetë në vend.Sipas njo...
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vje&ccedi...
TIRANË– Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se nëse kryebashkiaku Erion Veliaj, do të kërkonte që ta blinte, atëherë ai do të shitej.I ftuar në e...