Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Rama zbarkon në zyrën e Vetëvendosjes, nis takimin me Albin Kurtin
29 Qershor 2020, 16:09Nga DOSJA
KOSOVË – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, ku do të takohet me krerët e politikës. Në këtë vizitë Rama është shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm në detyrë, gent Cakaj. Së fundmi kreu i qeverisë është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. I pranishëm në takim ishte edhe ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca.
Më herët ndërkohë Rama u takua edhe me kreun e Nismës-Social Demokrate, Fatmir Limaj, kryeministrin Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmanin. Kreu i qeverisë ka njoftuar, se nesër pasi të ketë mbaruar të gjithë takimet, do të zhvillojë një konferencë për mediat, ku do të sqarojë gjithçka.
Shkak për vizitën e Ramës në Kosovës, është bërë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të LDK, Kadri Veseli dhe 9-ish luftëtarëve të UÇK për krime lufte. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Akuzat, kryeministri Rama i konsideroi si fletë rrufë të revolucionit kinez, dhe shtoi se ishte një tekst mjaft i ashpër. Për Ramën, akuzuesi është bërë viktimë, ndërsa viktima është kthyer në të akuzuar, përmes fletë-rrufesë.
Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë i dërguari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka deklaruar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas intervistës së një prej anëtareve të Komisionit të Venecias. Meta teksa ka shpërndarë intervistën, shkruan se r...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun slloven, Borut Pahor. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,...
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës, se përkeqësimi i situatës së krijuar nga COVID-19, ka ardh...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç shihet dhe nga foto, Rama dhe Hoti nuk sh...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e parashikuar me Vjosa Osmanin. Rama është fotografuar teksa hynë në Kuvend dhe shoqërohet nga Osmani.Pë...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje kompanive të transportit publik urban për të rifilluar shërbimin urban. Veliaj paralajmëroi se ato ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet në Prishtinë. Në këtë vizitë, kreu i qeverisë shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jash...
SHËNGJIN- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot paradite në Shëngjin ku ka takuar bizenset dhe operatorët turistikë. Në një video në Facebo...
KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot vizitën e tij në Prishtinë. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruar se ndodhet në Prishtinë për të dë...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë sot e ftuar në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për klimën e biz...