
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka firmosur një kontratë të dytë më Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Në një reagim në mediat sociale, Rama bën me dije se kreditë janë shtyrë sërish për një periudhë 3-mujore.
Sipas njoftimit nga kreu i qeverisë, edhe Banka e Shqipërisë ka miratuar një lehtësi për bankat e nivelit të dytë që të bëjnë ristrukturimin e kredive me një shtrirje deri në 31 dhjetor 2020.
“🟢 LAJM I MIRË BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020 DHE GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI🤝“, shkruan Rama.
Pak javë më parë Edi Rama dhe Guvernatori Gent Sejko kanë nënshkruar një marrëveshje tjetër, që shtynë me tre muaj pagesat e kredive dhe bankat e nivelit të dytë bënë risktrukturim të plotë të tyre. Shtyrja e pagesës së kësteve të kredive është një lehtësi për individët dhe bizneset që janë prekur nga pandemia e COVID-19.
(A.B. Dosja.al)