LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO + DETAJE/ Qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn, arrestohen dy vrasësit me pagesë nga Elbasani, Eugleni dhe Xhulioni n

8 Gusht 2020, 10:57 Nga DOSJA
FOTO + DETAJE/ Qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn, arrestohen

ELBASAN– Xhulion Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë autorët e vrasjes së Regis Runaj dhe kanë marrë pjesë në atentatin kundër Emiljano Ramazanit. Ky është përfundimi i Policisë së Shtetit për dy krimet e ndodhura në 20 dhe 29 korrik, në qytetin e Elbasanit. Në një njoftim për mediat, blutë e Elbasanit kanë bërë me dije se sot kanë rënë në praga 2 personat, Xhulio Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët sipas tyre kanë vrarë Regis Runajn në 29 korrik dhe janë paguar për këtë krim.

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur edhe dy armë zjarri në lumin Shkumin. Burime nga Policia e Elbasanit, bëjnë me dije për Dosja.al se polumbarët u futën fillimisht për të kërkuar thikën me të cilën Euglen Halili, akuzohet se ka masakruar për vdekje Regis Runajn. Por, kanë dalë nga uji me dy armë zjarri. Pistoletat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Nuk dihet nëse Xhulion Hoxha dhe Euglen Halili, të arrestuarit e sotëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Riges Runajt, kanë lidhje me këto armë apo jo. 

Ndërkohë, ekzistojnë prova bindëse që dëshmojnë se dy të prangosurit, fillimisht kanë qenë nën shoqërinë e viktimës, Runaj dhe kanë konsumuar lëndë narkotike në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Më pas, të tre janë drejtuar drejt qytetit të Elbasanit. Para se të mbërrijnë, Halili ka marrë thikën dhe e ka goditur me thikë pas shpine Regis Runajn dhe më pas kur viktima është kthyer, e ka qëlluar edhe 26 herë të tjera me thikë në trup e fytyrë, duke e masakruar dhe lënë të vdekur.

Xhulion Hoxha dhe Euglen Halili kanë marrë pjesë edhe në atentatin tek “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku u ekzekutua me armë zjarri brenda 30 sekondave Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si ‘Ili’ dhe ‘Rramani’. Roli i të arrestuarve dyshohet se ka qenë ndjekja dhe vëzhgimi i çdo lëvizjeje të babait të katër vajzave, gjë që bëri që ekzekutori të gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të qëlluar me armë zjarri Emiljano Ramazanin. Autori i vrasjes së 39-vjeçarit kishte vendosur kapuç në kokë, ndërsa mbante edhe një maskë anti-covid. Pas ekzekutimit, ai vrapoi drejt makinës, e cila e priste në buzë të rrugës për t’u larguar. Më pas, ata janë drejtuar drejt zonës së Papërit, ku dogjën makinën “Volkswagen”, së bashku me dy kallashnikovë që ndodheshin brenda.

Kush ishin dy viktimat dhe çfarë i lidhte me njëri-tjetrin?

Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq me njëri-tjetrin. 39-vjeçari i njohur si RRamani ishte një person I skeduar edhe më parë nga Policia e Shtetit. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani  u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë. Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit  “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale. Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, personin që është në kërkim për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas dhe ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ndërsa 23-vjeçari Rigers Runaj, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. Vrasja e këtij të fundit dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë.

Po porositësit kush janë?

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale shkruajti se goditjet në Elbasan kanë ardhur nga djemtë e Dubait. Gazetari shtoi se ekzekutimet kanë ndodhur nga lufta për kontrollin e territorit dhe tregut të kokainës.

Blutë e Elbasanit kanë dyshime se ekzekutimi lidhjet me përpalsjet e fundit në këtë qytet mes dy grupeve kriminale që veprojnë mes Peqinit dhe Elbasanit.

Sipas gazetarit Elton Qyno, dy bandat që veprojnë në këto zona janë grupi i “Sakatit” i cili drejtohet nga 3 vëllezër dhe grupi i “Tarzanit”. Në zonën ku veprojnë këto dy grupe kriminale, në harkun kohor të 18 muajve janë vrarë tetë persona, ndërsa janë plagosur rëndë dy të tjerë, si pasojë e konflikteve për pazaret e drogës.

(A.B;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ramazani euglen halili policia elbasan regis runaj xhulion hoxha emiljano ramazani euglen halili policia elbasan regis runaj xhulion hoxha


Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Gusht 2020, 09:39

POGRADEC- Jetmir Muçollari, pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec ka deklaruar se Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë 2 personat që kanë qëlluar me armë ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë