Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billlës, e cila akuzohet se nxorri në pritë 40-vjçarin është lënë në burg nga Gjykata. Vendimi është marrë gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, ku 26-vjeçarja u shfaq duke rregulluar flokët. Gjyqtari Llazer Sallaku, pasi ka dëgjuar prokurorët dhe avokatin e Lakrës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 26-vjeçaren.
Vetë Lakra, përpara trupit gjykues, ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka marrë para nga askush për të nxjerrë në pritë Billën, ashtu sikurse akuzohet. Ajo ka pranuar se ka pasur njohje me Sebastian Malin (në burg si bashkëpunëtor), nipin e Viktor Markut, që akuzohet se ka ekzekutuar Billën, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur rastësisht.
Lakra rrëfeu se më parë ka pasur lidhje intime me Malin, pasi jetonte në të njëjtin pallat ku nëna e këtij të fundit, kishte parukerinë, dhe konsumonin bashkë kafenë. Kështu, nga takimet e përditshme, lidhja mes tyre ishte bërë më e afërt. Por më pas, Lakra ka treguar se është ndarë nga Mali dhe pas disa kohësh i ka bërë ftesë Billës në Instagram, për t;u njohur me të.
“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Pinim kafe çdo ditë bashkë dhe kështu nisi lidhja jonë. Më pas jemi ndarë dhe unë jam njohur me Billën. I kam bërë ftesë në Instagram dhe kemi folur. Jemi lidhur dhe kemi vazhduar me takimet. Takoheshim gjithmonë në të njëjtin vend, pasi Billa nuk lëvizte shumë. Nuk jam paguar nga askush për ta nxjerrë Billën në pritë,”– mësohet të jetë shprehur Lakra.
Këtë dëshmi, e ka pohuar më pas edhe vetë avokati i të pandehurës. Andi Duraj, në një prononcim për mediat, pas seancës gjyqësore deklaroi se asgjë nga ato që janë bërë publike në media, në lidhje me dëshminë e Lakrës, nuk janë të vërteta. Duraj shtoi se ka qenë një fatkeqësi fakti që Adjola Lakra, ka pasur njohje me viktimën Hekuran Billa dhe me një nga autorët, por që ajo nuk ka qenë në dijeni të planit të vrasjes.
“Prokuroria nuk ka formuluar akoma akuzë. U siguroj dhe u garantoj se asnjë çast prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që keni bërë publike. Ajo ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë nga opinioni publik. I vetmi moment është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njihur një nga autorët e dyshuar. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sakta dhe të sinqerta. Nuk ka qenë dijeni të vrasjes. Nuk ka telefonuar ajo ditën e vrasjes por e kanë telefonuar. Nuk është paguar nga Viktor Marku, nuk është paguar dhe nuk ka marrë para,”– ka deklaruar avokati.
Adjola Lakra u vu në pranga pak ditë më parë, pas zbardhjes së tabulatëve telefonike, nga ku u zbulua se 26-vjeçarja kishte qenë personi i fundit me të cilën ka folur Billa para ekzekutimit. Pas arrestimit u raportua se Lakra, kishte pranuar para grupit hetimor se gjithçka e kishte bërë për para dhe se kishte qenë ajo që e kishte nxjerrë në pritë Billën.
Gjithashtu u raportua se Lakra kishte pasur lidhje njëkohësisht me Malin, dhe se kishte qenë pikërisht ky i fundit, ai që e kishte shtyrë vajzën të njihej me Billën dhe t’i raportonte çdo lëvizje të 40-vjeçarit.
Por, të gjitha këto, 26-vjeçarja i hodhi poshtë para trupit gjykues, bashkë me avokatin e saj.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Durrës- Ditën e sotme rreth 150 qytetarë në Durrës janë duke protestuar para bashkisë së këtij qyteti për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarë...
SHQIPËRI– Fluksi i pushuesëve kosovarë, të cilët janë nisur drejt Shqipërisë ka bërë që në pikën kufitare në Morinë të krijohet një radhë e gjatë aut...
DURRËS– Tre persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se ka zaptuar hapësirën e plazhit publik, duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa lej...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vijojë të respektojnë masat e marra kundër Covid-19. Përmes një statusi në rrjete...
BRITANI E MADHE- 27-vjeçari R.Boçi është shqiptari, i cili prej 3 muajsh rezulton i zhdukur në Britaninë e Madhe. Mësohet se i riu nga fashti Tro...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Gazeta Tema kanë në faqe të parë deklaratën e Edi R...
TIRANË- Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “”Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë të zotit Mynyr. Ai vinte dhe ikte në Greq...
LEZHË- Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti që ndodhi dje në aksin Lezhë-Shkodër. Sipas informacioneve mësohet se drejtuesi i mjetit që u plagos ditën ...
VLORË- Prej disa orësh rruga Vlorë- Orikum, vijon që të qëndrojë e bllokuar për shkak të trafikut të rënduar. Mijëra qytetarë janë dyndur për të pushuar në...
DURRËS- Në Shqipëri, pasojat e tërmetit të 26 nëntorit vazhdojnë të mbajnë shumë banorë në gjendje të rënduar ekonomike dhe shëndetësore.Durrësi dhe fshatr...