Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– 2953 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anti-Covid janë gjobitur gjatë fundjavës që lamë pas. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, bëhet me dije se 2923 prej tyre janë gjobitur për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Ndërsa 3 biznese të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë të reja. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë, 27 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 433 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dërgesa prej 15 mijë e 210 doza vaksinash të Pfizer që pritej të vinte mbrëmjen e sotme është shtyrë me 24 orë. Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe M...
BRUKSEL– Këshilli i Stabilizim Asociimit ka vlerësuar reformën Reformën në Drejtësi. Në një deklaratë pas takimit midis Shqipërisë dhe BE, Këshilli i SA thekson...
KRUJË– Një automjet i tipit ‘Land Rover’ është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në ecje mesditen e sotmë.Policia bën me dije se automjeti është në ...
GJIROKASTËR– Arenc Brahimi, shef i NJKVSH në Gjirokastër ka deklaruar se personat e prekur në COVID në Gjirokastër pas marrjes së vaksinës kanë pasur...
SHKODËR– Në vendin tonë vijon fushata e vaksinimit për bluzat e bardha dhe të moshuarit mbi 90 vjeç. Shkodra është një ndër qarqet që duket se...
TIRANË– Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi nuk u janë përmbushur kushtet e kërkuara dhe nuk kanë marrë pagat për muaj...
BULQIZE– Një minator 55 vjeçar u aksidentua paraditen e kësaj të hëne në minierën e Bulqizës. Mësohet se i aksidentuari Agron Gjeta ka qenë duke punuar t...
TIRANE- Përpara se të largohej pak dite me pushime në Serbi, D. S 34 vjeçe, i la çelësin e shtëpisë pastrueses që ajo ta rregullonte dhe dezinfekt...
TIRANË- Një 30-vjeçar është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u denoncua nga ish-e dashura e tij për përndjekje.Nga shqyrtimi gjyqë...