Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Një viktimë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri, 397 raste të reja
15 Gusht 2021, 15:03Nga DOSJA
SHQIPËRI- 2 mijë e 464 viktima, 2 mijë e 810 raste aktive dhe 130 mijë e 673 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë në bilancin e 24 orëve të fundit bëri me dije se në vendin tonë ka humbur jetën një person, një qytetar 54 vjeç nga Tirana.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.
Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (15 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 397 Të shëruar në 24 orë 39 Të shtruar në spitale 46 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 4,935
Testime totale 957,801 Raste pozitive 135,947 Raste të shëruara 130,673 Raste Aktive 2,810 Humbje jete 2,464
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Marrja pa luftë dhe vënia nën kontroll e qytetit të fundit nga militantët talebanë dhe evakuimi i afganistanëve ka sjellë reagime të shumta n...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pak minutamë parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë kan...
TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka reaguar ndaj postimit të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri. Ai shkruan se opozita d...
GREQI– Jimmy Mena, është shqiptari që ka humbur jetën në Greqi. Ai ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me motor.22-vjeçari që jetonte në Volos së bash...
TIRANË– Historiani Auron Tare ka publikuar një shkrim për ‘Gazeta Dita’ që ka të bëjë me monumentet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ai tregon se në...
KURBIN- Daja i autorit i plagosjes me armë zjarri në Kurbin, është arrestuar nga policia. Agron Koçi është daja i Kadri Kurtajt, autorit që plagosi ditën...