KRYESORET
Politike

Në kulmin e pandemisë COVID-19, Basha mbledh koalicionin opozitar: Të shihen paketat gjysmake ekonomike, hetim urgjent korrup

23 Prill 2020, 10:11 Nga DOSJA
Në kulmin e pandemisë COVID-19, Basha mbledh koalicionin opozitar:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim në ambientet e selisë blu, aleatët opozitarë. Basha ka mbledhur në një takim Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Shpëtim Idrizin, ndërsa përfaqësues nga Lëvizja Socisliste për Integrim ka qenë Petrit Vasili. 

Pas përfundimit të takimit. Koalicioni Opozitar ka dalë në një deklaratë të përbashkët, ku kanë kërkuar që Prokuroria të nisë në mënyrë urgjente hetimin për çdo rast korrupsioni që ka ndodhur dhe është denoncuar gjatë periudhës së emergjencës së Covid-19.

Ndër të tjera, në deklaratë Koalicioni Opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, si dhe të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anullimin e menjëhershëm të koncesioneve.

Opozita shton gjithashtu se kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin Edi Rama prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve dhe që në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, ai, sipas Opozitës, zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milonë euro për disa koncesione korruptive.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Në këto ditë të vështira për çdo shqiptar dhe në kushtet e një krizë të paprecedentë shëndetësore dhe ekonomike, shteti duhet të jetë pa asnjë vonesë dhe asnjë mëdyshje në krah dhe në funksion të shëndetit dhe të mirëqënies së njerëzve kudo ku ata ndodhen. Me shqetësimin më të madh për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për ne është e papranueshme që 6 javë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria:

2.Ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

Koalicioni opozitar vlerëson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi.

Të gjitha faktet tregojnë se qeveria po improvizon dhe se nuk ka asnjë strategji për daljen nga kriza. Regjimi i facebook-it ka suprimuar çdo vendimarrje përmes institucioneve. 

Gjatë 6 javëve, qeveria kërkoi sakrifica vetëm nga qytetarët, por nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për vete.

Lufta e qeverisë duhet të jetë me virusin dhe pasojat e tij dhe jo me qytetarët. Por deri më sot prioritet i qeverisë ka qenë gjobitja e qytetarëve dhe jo testimi, kufizimi kaotik i lëvizjes dhe jo transparenca, kërcënimi me burg dhe jo bashkëpunimi, braktisja e njerëzve në nevojë dhe jo ndihma për ta.

6 javë pas nisjes së emergjencës, numri zyrtar i të infektuarve të sotëm mbetet i lartë si në ditët e para të pandemisë. Qeveria refuzoi mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me risk të lartë infektimi dhe i ktheu ato në vatra përhapje, siç vërtetojnë rastet në Krujë, Kurbin, Kamëz dhe Shkodër.

Kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve. Në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, Edi Rama zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milonë euro për disa koncesione korruptive.

Koalicioni opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anullimin e menjëhershëm të koncesioneve.

Koalicioni opozitar kërkon transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar për përballimin e krizës dhe kërkon hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike. I bëjmë thirrje qeverisë të bëjë publike kontratat e klasifikuara sekret, dhe i kërkojmë Prokurorisë të nisë hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike gjatë emergjencës. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë sesi po shpenzohen paratë e taksave të tyre për të cilat kanë aq nevojë sot.

(F.g/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 13:07

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore. Në një postim n...

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!