LIVE UPDATES
Politike

‘Duty Free’/ Dorëhiqet zv.ministri i Financave, firmosi zgjatjen e paligjshme të kontratës për Elona Çaushin (SHBA në

13 Shkurt 2020, 13:21 Nga DOSJA
‘Duty Free’/ Dorëhiqet zv.ministri i Financave, firmosi

TIRANË- Largime nga kabineti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Pas “lirimit” nga detyra të zv.ministrit Erjon Luçi më 29 janar, sot ka dhënë dorëheqjen edhe kolegu i tij Elton Haxhi. Sipas burimeve të Dosja.al,  zëvendës ministri Haxhi ka dhënë dorëheqjen  me motivacionin se ka arsye personale. Por ndërkohë burimet për Dosja.al sugjerojnë se largimi i Haxhit lidhet me një konflikt që ai ka pasur me ministren e Financave Anila Denaj. Mësohet se dy njerëzit më të rëndësishëm në këtë ministri, nuk kanë pasur mendime të njëjta dhe Haxhi për këtë gjë sot ka dhënë dorëheqjen.

Por pse kanë pasur mendime të ndryshme? Për çfarë? Për rënien që ka pësuar ekonomia shqiptare, për taksat që shtohen apo për ndonjë ‘aferë’ për të cilën Haxhi nuk ka qënë dakord të vendosë firmën e tij? A kanë lidhje dy largimet e njëpasnjëshme me çështjen e “Duty Free ” në aeroportin e Rinasit?

DOSJA “DUTY” 

Kompania “Albania Duty Free Distribution”, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi ka marrë licensë për ushtrimin e aktivitetit të saj tregëtar brenda ambienteve të aeroportit të Rinasit nga Ministria e Financave. Tre institucionet shtetërore, kompania amerikane ICDF dhe TIA zbërthyen në gjykatë të gjithë skemën dhe manovrat e kompanisë së Elona Çaushi, e cila po mban “peng” dyqanet në aeroport, edhe pse TIA nuk dëshiron që të ketë asnjë marrëdhënie juridike me ADFD-në.

POR SI ËSHTË NGATËRRUAR FILLI?

Albania Duty Free Distribution është njoftuar në 22 shkurt 2019 se ka humbur tenderin për ambientet Duty Free. Tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free, e cila ka lidhur edhe kontratën me TIA në 31 korrik 2019, e cila parashikonte marrjen në dorëzim të ambienteve që në 15 shtator 2019. Por edhe pas humbjes së tenderit kompania e Elona Çaushit ka tentuar të negociojë me TIA, për t’i dhënë një ofertë më të mirë.

Përfshirja e ish-zv.ministrit

Në 15 gusht 2019 është bërë aplikimi rinovimin e licencës Duty Free në Aeroportin, ndërsa zëvendësministri i Financave Elton Haxhi e ka firmosur rinovimin një ditë më pas, pra në 16 gusht. Ministria, pasi është informuar se dokumentacioni i ADFD-së nuk ishte i saktë, me kërkesë të TIA, i ka anuluar licencën më datë 30 shtator. Ndërkohë që Çaushi kontrollon dyqanet në Rinas, duke mos lejuar kompaninë amerikane që të zbatojë kontratën.

Gjyqi

Pasi dosja përfundoi në Gjykatën e Administrative të Tiranës, gjyqtari Avni Sejdi vendosi në favor të gruas së Gjin Gjonit, Elona Caushi dhe jo kompanisë amerikane. Dosja u apelua dhe sërish vendimi ishte në favor të gruas së gjyqtarit Gjin Gjoni. Në gjyq përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kanë pohuar para gjykatës se kishin vepruar në mirëbesim, pra nuk se nuk e dinin se kompania e gruas së Gjin Gjonit, po fshihte rrethana që diktonin refuzimin e autorizimit dhe prandaj e kishin rikthyer si pronare të dyqaneve. 

Ndërhyrja e Amerikës

Që prej korrikut të vitit të Pronarja vendosi të ndiqte rrugën ligjore duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës, por kjo e fundit e pushoi dosjen. E sapoardhur në Shqipëri, për çështjen ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila i tha Zërit të Amerikës se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e e zonës së dyqaneve “Duty Free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti. Sipas saj, kjo është një “provë” për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja. Ndërsa Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço shprehet se vendimi i gjykatës pro gruas së Gjin Gjonit duke rrëzuar kompaninë amerikane është një mesazh negativ për investitorët duke paralajmëruar se çështja do të dërgohet në arbitrazh.

Denaj pro Amerikës

Ministria e Financave tha se vendimi i Gjykatës Administrative tregoi se forcimi i shtetit të së drejtës mbetet prioritet për qeverinë shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj.  Kështu ministrja Denaj pozicionohet qartë me palën amerikane duke bërë që të lindin kundërshtitë edhe mes stafit të saj. Kundërshti që përfunduan me “lirimin” e tyre nga detyra.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj elton haxhi largohet elton haxhi ndryshime ne ministrise e financave ndryshime ne qeveri anila denaj elton haxhi largohet elton haxhi ndryshime ne ministrise e financave ndryshime ne qeveri

Sondazh

Poll
Politike 13 Shkurt 2020, 16:25

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme të rinjtë në qytetin e Kukësit. Në një status në profilin e tij në Facebook, B...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet