Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– 2 mijë e 574 humbje jete, 12 mijë e 772 raste aktive me Covid-19 dhe 146 mijë e 827 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se edhe pesë persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Konkretisht, dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4,769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë, në këto bashki: 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (18 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 849
Të shëruar në 24 orë 982
Të shtruar në spitale 216
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4,769
Testime totale 1,147,151
Raste pozitive 162,173
Raste të shëruara 146,827
Raste Aktive 12,772
Humbje jete 2,574
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,469
Shkodër 1,323
Fier 1,174
Durrës 1,152
Vlorë 796
Lezhë 646
Elbasan 645
Berat 513
Korçë 303
Kukës 287
Gjirokastër 260
Dibër 204
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli në mbledhjen e tij të parë të punës si kryetar i qeverisë në mandatin e tretë, krijimin e një agjencie...
TIRANË– 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në njoft...
TIRANË– Ramazan Shahini 31 vjeç dhe Majlon Hoxhaj, 33 vjeç janë proceduar penalisht pasi janë zënë me njëri-tjetrin me sende të forta. ...
SPANJË- Presidenti i gjyqtarëve të Tarragona në Spanjë, Joan Perarnau paralajmëron për krijimin e një “krimi të organizuar dhe të rrezikshëm”, ...
TIRANË– Policia e Tiranws ka arrestuar një 46-vjeçar pasi shpërndante kokainë. Ai u ndalua në bulevardin “Bajram Curri” për kontroll automjeti...
BULQIZË– Më shumë se 72-orësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rrapus...
TIRANË– Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Rreth orës 20:00 një djalë rreth 30-vjeç është paraqitur në komisa...
POGRADEC– Një person ka vwnw zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij. Banori i cili jeton në fshatin Çervenakë në Pogradec ka pësuar djegie t...
KORÇË– Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. 25-vjeçari ka dhunu...
TIRANË– Ish-komisari Festim Lelaj, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit të antidrogës ‘Shpirti’ kërkon ndryshim mase sigurie. Lelaj preten...