Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
“Të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike”,Meta dekreton tre ligje
10 Maj 2022, 09:32Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje tre ligje. Meta ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për aksesin në dokumente zyrtare”. Bërja e Shqipërisë pjesë e kësaj Konvente dhe pranimi i parimeve që sanksionohen në të, duhet të nxisë dhe rrisë integritetin, rendimentin, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike, të cilat duhet të respektojnë standartet më të mira në ushtrimin dhe realizimin e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e pandarë e të cilave është e drejta për informim.
E drejta e aksesit në dokumentet administrative përbën një instrument për qytetarin për të mbikëqyrur veprimtarinë administrative, me qëllim promovimin e transparencës dhe luftimin e korrupsionit dhe administrimit të keq.
Ligji tjetër i drekretuar është: “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”. Harmonizimi i rregullave për ofrimin e shërbimit postar ndërkombëtar, i shërben promovimit të zhvillimit të shërbimeve postare me cilësi, efikasitet dhe çmime të përballueshme nga përdoruesit me qëllim lehtësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve në vende të ndryshme të botës.
Po ashtu, u dekretua edhe ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian Horizont Europa – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin”. Mbështetja e Bashkimit Evropian për programe të posaçme, veçanërisht për kërkimin dhe inovacionin, ndihmon Shqipërinë për t`u afruar me standardet europiane, forcimin e burimeve kërkimore, që padyshim ndihmojnë rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore e që kanë ndikim në forcimin e tregut të brendshëm, krijimin e lehtësive drejt qasjes në inovacion, nxitjen e kërkimit shkencor dhe bërjen e Shqipërisë pjesë e konkurrencës globale.
(a.b)/dosja.al
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në një intervistë në emisionin “Log.”, Margariti...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur në lidhje me kërkesat e Edi Ramës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtuar prokurorëve të SP...
Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion, ...
TIRANË– Edvin Kulluri ka bërë disa akuza të forta ndaj deputetëve të Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin “Dita Jonë”, Kulluri tha se...
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit ishte një tjetër temë që u diskutua mbrëmjen e së hënës në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo. Për të folur pë...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” në drejtimin e Sokol Ballës tha se në ...
Kreu i grupit parlamenatar të Partisë Demokraike Taulant Balla, teksa ka krahasuar dy raste hetimi nga SPAK, ka ngritur shqetësimin e mos marrjes seriozisht të ...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” në drejtimin e Sokol Ballës tha se dek...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” tha çuarja para drejtësisë e pe...