Aktualitet

“Merreni me gra, s’keni turp! President ku e ke Kushtetutën?”, shpërthen në dhunë protesta tek Sheshi Skënderbej (SHERRI+PAMJET)

Pasi u fut në autoambulancë, siç shihet në pamjet që gazetarja e Dosja.al, Florida Mingla sjell nga Sheshi Skënderbej, Kurti është dërguar për në spital.

TIRANË– Ka shpërthyer në përplasje dhe dhunë protesta e organizuar në Sheshin Skënderbej. Ines Kurti, aktiviste ka refuzuar që të shoqërohet nga forcat e Policisë, duke agravuar më tej situatën.

Ajo është shtrirë përtokë dhe ka nisur të bërtasë. Në këtë moment, forcat e Policisë kanë thirrur një autoambulancë. Ajo është futur në barrelë dhe më pas është futur në autoambulancë.

“Ku e ke president Kushtetutën? Merreni me gra”,-ishin disa nga thirrjet e aktivistëve të pranishëm në Sheshin Skënderbej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi u fut në autoambulancë, siç shihet në pamjet që gazetarja e Dosja.al, Florida Mingla sjell nga Sheshi Skënderbej, Kurti është dërguar për në spital. Më herët në polici u shoqërua edhe avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Arben Kola.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment