LIVE UPDATES
Politike

Luan Rama largohet nga LSI: Marr përsipër përgjegjësitë për humbjen në Vlorë, ikja s’është tradhti e as shit-blerje,

30 Gusht 2021, 08:38 Nga DOSJA
Luan Rama largohet nga LSI: Marr përsipër përgjegjësitë

TIRANË– Luan Rama, një nga themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim njofton sot largimin nga partia dhe nga çdo funksion në LSI. Në një shkrim në rrjetet sociale, Rama sqaron se drejtuesi i fushatës mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, referuar humbjes së LSI në Vlorë, ku nuk u arrit të merrej asnjë mandat. Teksa falenderon ish-kryetarin Ilir Meta, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi për besimin dhe të gjithë mbështetësit e tij, Rama thotë se largimi nuk është shit-blerje dhe as tradhti, por një vendim i detyruar nga rrethanat. Ish-deputeti e mbyll shkrimin e tij duke shtuar se do të vazhdojë të jetë votues i LSI.

SHKRIMI I PLOTË I LUAN RAMËS:
Humba në zgjedhje, largohem nga të gjitha funksionet në LSI.
DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI
EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS
Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës. Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun e Vlorës, është nën nivelin e mundësive reale të votuesve që LSI ka në atë qark. Është rezultat i papërligjur politikisht, larg pritshmërive dhe objektivave të përcaktuar.
Për rrjedhojë, pavarësisht rrethanave specifike dhe paradoksalisht penguese prej faktorësh jashtëpolitike që u krijuan në Vlorë, unë nuk mund të justifikohem, edhe pse u përpoqa të punoj ndershmërisht dhe me shumë përkushtim me të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës. Nga sa na jep mundësi të lexojmë sot rezultati që përfundimisht është fiksuar në dokumentat zgjedhore, nuk mjaftoi puna që bëmë. Nuk mjaftoi as kontributi dhe e gjithë përvoja ime politike e tridhjetë viteve.
Nuk mjaftuan as përpjekjet e mia për të krijuar kohezionin e domosdoshëm shpirtëror në kësi rastesh, duke u ngritur mbi pengesat, intrigat dhe shpifjet e gjithëfarëllojshme, që LSI të arrinte rezultatin që meritonte. Me sa duket, kultura dhe etika e komunikimit publik, thjeshtësia dhe sinqeriteti në marrëdhënit brenda partisë dhe të partisë me qytetarët, qytetaria dhe fryma e tolerancës, nuk mjaftuan që unë dhe LSI të votoheshim për ta përfaqësuar Vlorën në Kuvendin e Shqipërisë.

Vendimi im për të ndërprerë angazhimin prej të gjitha funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është në koherencë edhe me frymën dhe përmbajtjen e Programit Politik dhe të Statutit të LSI-së, e cila duke qenë forcë përfaqësuese e rinisë kryesisht, por edhe e më të rriturve me mendësi, mentalitet dhe vizion të ri, duhet të ofrojë modele sjelljesh dhe qasjesh politike që motivohen nga interesi i vendit para atij të partisë në rradhë të parë, dhe nga interesi i partisë para atij të individit më tej.

Sot, 13 vjet pasi unë u bashkova me familjen e madhe me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, kam gjithë të drejtën të ndjehem i lumtur që kam qenë njëri nga pjestarët e kësaj familje, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm dhe shpeshherë përcaktues në historinë politike dhe qeverisëse në Shqipëri, ashtu sikundër ndjehem krenar që emri im asnjëherë dhe për asnjë rast të vetëm, nuk i ka krijuar asnjë kosto dhe asnjë problem LSI-së.
Askush, kurrkund dhe në asnjë rast nuk e ka përdorur dot emrin tim për të përgojuar, për të goditur apo për të përbaltur LSI-në. Me angazhimin, kontributin, perpjekjen dhe fjalën time modeste, por gjithnjë me zemër, me qytetari dhe pa asnjë hezitim e mëdyshje, jam munduar t’ia shpërblej LSI-së gjithë besimin që më ka dhënë, duke qenë një përfaqësues i denjë i saj, gjithkund ku më është dashur të jem i pranishëm, në forumet e partisë apo në Kuvend, në takimet me qytetarë apo në mediumet intelektuale, brenda apo jashtë vendit.
Kam patur nderim dhe përgjegjësinë, por edhe kam qenë i privilegjuar të ushtroj detyra të larta në forumet drejtuese të LSI-së, si dhe ta përfaqësoj atë në dy legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndaj, sot e ndjej gjithashtu për detyrim moral dhe qytetar të falenderoj edhe publikisht ish kryetarin Ilir Meta për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë prej ditës time të parë në LSI e deri në zgjedhjet e vitit 2017, ashtu sikundër shpreh mirënjohje dhe respekt për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila më besoi detyrën e zëvendëskryetarit të partisë dhe punuam sëbashku përgjatë një kohe shumë të vështirë.

Nuk mund të mos falenderoj edhe të gjithë ish kolegët deputetë të LSI-së në të dy legjislaturat, anëtarët e kryesisë dhe të KDK-së dhe të gjithë ata anëtarë të LSI-së dhe LRI-në në të gjithë Shqipërinë, me të cilët më lidhi puna nga Tropoja deri në Konispol, pasi ata ishin frymëzimi dhe guximi për gjithë angazhimet e mia si njëri nga përfaqësuesit e zgjedhur për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më duhet t’i veçoj në mirënjohjen time në këto rradhë, anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës që më pranuan, që më mbështetën, që më mësuan dhe më ndihmuan pa asnjë rezervë duke m’u bërë krah gjithkund e për çdo gjë, pavarësisht se nuk ia dolëm të fitonim në zgjedhje. Unë atyre ua kam thënë me shumë seriozitet që në takimin tonë të parë, se nga rezultati i LSI-së në Vlorë do të kushtëzohej dhe përcaktohej edhe angazhimi im i mëtejmë në strukturat drejtuese të LSI-së.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për të gjithë ata, puna e të cilëve ka si komponente të parë mbajtjen e fjalës së dhënë, e gjej veten në legjitimitet të plotë moral, politik dhe qytetar edhe përpara tyre me vendimin që po shpall, duke i siguruar ata dhe votuesit e LSI-së në të gjithë vendin, se ky vendim nuk është akt ikjeje nga LSI dhe as braktisje e saj. Aq më pak nuk është shitje e blerje. Nuk është tradhëti.

Gjithnjë vjen një kohë kur veçanërisht në angazhimet partiake dhe politike rrethanat, kushtet dhe foktorë të shumtë të imponojnë ndërmarrjen e vendimeve të vështirë.
Unë u gjenda pa dëshirën time përballë kësaj sfide, por me shumë kthjelltësi zgjodha një nga vendimet më të vështirë që më është dashur të ndërmarr ndonjëherë në të gjithë karrierën time politike, i bindur se është ndërkaq vendimi i duhur, vendimi më e drejtë.
Unë do të vazhdoj të jem kontributor dhe votues i LSI-së, për aq kohë sa LSI do të jetë forcë që gjeneron energji dhe ide e që bashkon rreth saj të rinj e të reja, progresistë dhe eurosocialistë, për sa kohë që LSI do të jetë forcë që ofron kontribute për integrimin euroatlantik të Shqipërisë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luan rama luan rama iken nga lsi luan rama luan rama iken nga lsi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet