LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Përmetit, probleme me pasurinë

25 Korrik 2019, 07:37 Nga DOSJA
KPK shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Përmetit,

Tiranë- KPK ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Përmetit, Hysen Ketën. Ky vendim u morr për shkak se prokurori kishte probleme me pasurinë.

Problemet e pasurisë

Relatorja Bekteshi vuri në dukje se ishin gjetur disa pasaktësi në deklarimet e Ketës ndër vite dhe po ashtu edhe në deklaratën Vetting. Ajo vuri në dukje se një shtëpi 3 katëshe e ndërtuar nga viti 1996 deri në vitin 2001, ishte deklaruar në vitin 2003 me sipërfaqe 120 metra, ndërsa rezultoi nga dokumentet me sipërfaqe 196 metra.

Keta sipas Bekteshit kishte pranuar diferencën dhe kishte shpjeguar se në deklarimin e parë nuk ishte shënuar papafingoja, pasi ajo nuk ishte e banueshme dhe nuk ishte konsideruar si sipërfaqe banimi.

Relatorja tha se për të njëjtën pasuri kishte në dukje pasaktësi edhe në deklarimin veting, pasi trualli rreth 550 metra ku ishte ndërtuar shtëpia ishte pretenduar si i trashëguar, por nga hetimet kishte rezultuar se 54 metra kishin qenë tokë shtet dhe ishin blerë vetëm në vitin 2017.

Keta tha për këtë rast se ai kishte menduar që e gjithë prona në të cilën kishte jetuar familja ishte pronë e tyre dhe se problemi me këtë sipërfaqe kishte rezultuar në momentin e rregjistrimit në hipotekë. Ai tha se familjes së tij i ishin njohur 4 mijë metra në të njëjtën zonë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ai shpjegoi se blerja e kësaj sipërfaqe që rezultonte pronë shtet ishte parë si rrugë më e thjeshtë, pasi ai mund ta kishte pretenduar këtë sipërfaqe edhe në rrugë gjyqësore.

KPK ndërkohë vuri në dukje se kishte diferenca në deklarimin e bërë edhe mbi burimet që kishin shërbyer për ndërtimin e kësaj shtëpie. Sipas relatimit në vitin 2003 ishte deklaruar si burim kursimet dhe të ardhurat si avokat, ndërsa në deklaratën veting vetëm të ardhurat nga puna si avokat.

Megjithatë problemi kryesor për këtë pasuri ishte mungesa e dokumentacionit mbi kostot e ndërtimit. Keta kishte pretenduar se puna ishte bërë me grupe punëtorësh dhe nuk ishin ruajtur fatura, preventivë e të ngjashme, ndërsa paraqiti një ekpertizë që i vendoste kostot në rreth 2.2 milion lekë.

KPK vuri në dukje se ekspertiza nuk bazohej në asnjë parashikim ligjor të kohës dhe se llogaritja e bërë nga Komisioni bazuar mbi kostot e Entit Kombëtar të Banesave e nxirrte ndërtesën me një kosto prej rreth 4 milion lekësh. Sipas KPK-së nga kjo shumë Keta rezultonte në dukje në pamundësi për të mbuluar shpenzimet me burime të ligjshme për rreth 3 milion lekë.

Bekteshi vuri në dukje se Keta nuk dokumentonte pagesën e tatimeve për të ardhurat e punës si avokat. Në një pyetje drejtuar prokurorit në fund të seancës ajo tha se sipas tatimeve ai “nuk rezultonte i rregjistruar si subjekt”.

Keta kundërshtoi raportin e tatimeve dhe i vuri fajin Drejtorisë së Tatimeve për mungesën e informacionit, duke pretenduar se ishte në pamundësi objektive. Ai tha se mbante mend zyrën ku kishte paguar tatimin dhe personin të cilit i kishte dhënë pagesë, por tha se në atë kohë ndodhte edhe që të “mos të të jepnin faturë”.

Probleme të ngjashme u gjetën për një shtesë kati 60 metra katrorë. Sipas deklarimeve të Ketës shtesa ishte ndërtuar mbi një shtëpi të vjetër me të njëjtën sipërfaqe. Nga hetimet KPK gjeti se ajo nuk ishte deklaruar në asnjë prej deklaratave periodike nga 2006 deri në 2011.

Po ashtu Komisioni vuri në dukje se kishte mospërputhje të kohës së ndërtimit në disa deklarime të ndryshme. Në deklaratat për KPK koha e ndërtimit ishin vitet 2006-2011, ndërsa për efekt legalizimi ishin deklaruar vitet 2009—2010 dhe në ekspertizën e kostove dorëzuar nga vetë Keta në KPK ishin vitet 2008 dhe 2011.

KPK vuri në dukje se edhe për kostot e këtij ndërtimi nuk kishte dokumentacion dhe se ato ishin llogaritur ndryshe nga ekspertiza e porositur nga Keta dhe ndryshe nga KPK. Sipas Komisionit shtesa kishte kushtuar 2 milion lekë, ndërsa Keta pretendonte se kostoja kishte qenë 1.1 milion. KPK vuri në dukje se atij i mungonin për këtë investim 266 mijë lekë.  Një deklarim për kosto 11 milion lekë e bërë në një nga deklarimet e Ketës, u kërkua prej këtij të fundit të konsiderohej lapsus.

Një pasaktësi në deklarimet vjetore mbi sasinë e parave cash, u pretendua si harresë nga Keta, por ai tha se kjo harresë ishte ezauruar me deklarimin për llogari të vetingut.  Ndërkohë sa i përket një makine e blerë për 19 mijë euro, prej të cilave 10 mijë euro kredi, u vunë në dukje disa pasaktësi.

Keta pranoi se kishte deklaruar një çmim prej 20 mijë eurosh sipas porosisë që kishte bërë, ndërsa në faturë çmimi i paguar ishte 19 mijë euro. Bekteshi tha se nga analiza financiare rezultonte një mungesë burimesh në shumën prej 400 mijë lekësh për këtë blerje.

KPK gjeti dhe i vuri në dukje Ketës mosdeklarimin në deklaratat periodike të një makine dhe një motorri të blerë nga i biri. Prokurori pretendoi se në të dy rastet bëhej fjalë për harresa dhe gabime.

Ndërkohë sa i përket një apartamenti të blerë nga e bija dhe bashkëjetuesi i saj KPK vuri në dukje një mori paqartësish. KPK tha se kishte vendosur ta konsideronte vajzën person të lidhur, pasi kontratat për këtë shtëpi ishin bërë para se ajo të ndahej nga trugu familjarë.

Keta nuk e kundërshtoi këtë cilësim, por ai tha në seancë se nuk ishte i qartë për transaksionin. Keta pretendoi se e bija ishte njohur me bashkëjetuesin vetëm në vitin 2013. Ai pretendoi me këtë se ajo nuk kishte pasur pjesë në pagimin e dy kësteve të para për shtëpinë. Në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ishte shënuar vitin 2010, por që sipas Ketës ishte bërë në vitin 2016 dhe data ishte lapsus, ai pretendoi se ishte bërë vetëm për efekt të njohjes së bashkëpronësisë.

KPK vuri në dukje se kishte dyshime se bashkëjetuesi nuk kishte pasur burimet finaciare për të paguar këstin e parë dhe të tretë. Keta kundërshtoi këtë gjetje duke sjellë të dhëna për të ardhurat e dhëndrit deri në vitin 2000 dhe pagat neto të këtij të fundit.

Ndërkohë problem u cilësua mosdeklarimi periodik i 2.3 milion lekëve të pretenduara si të ardhura nga qiraja. Keta tha se kjo ishte harresë. Komisioni ndërkohë ngriti dyshime edhe mbi mosrakordimin e shumës së pretenduar me rreth 400 mijë lekë dhe me faktin se për këto para nuk ishin paguar tatimet. Keta pretendoi se tatimet duhej të ishin paguar nga qiramarrësi. Ai tha se për shkak të diskutimit që kishte pasur mbi parapagimin dhe nëse ai duhej të kthehej kishte ardhur edhe harresa për të deklaruar.

Keta pretendoi se analiza financiare duhej të merrte në konsideratë se një sërë shpenzimesh udhëtimi për të, të shoqen dhe vajzën, ishin paguar nga shteti dhe nga të tretë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet keta probleme me pasurinë kpk shkarkon nga detyra hysen keta vettingu keta probleme me pasurinë kpk shkarkon nga detyra hysen keta vettingu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet