LIVE UPDATES
Politike

KKT miraton lejen për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, nuk pret Gjykatën Kushtetuese. AMT: Mesazh se mafia e ka marrë v

29 Qershor 2021, 13:45 Nga DOSJA
KKT miraton lejen për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar,

TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eurosh Bashkisë Tiranë duke i hapur rrugë ngritjes së godinës, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende.

Lajmin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatrit e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një status në rrjetet sociale. Duke publikuar dhe disa foto të projektit, Veliaj shkruan se Teatrin e ri do të ketë “0 kulla në territor” dhe se gpdina e re do të ketë dy kate parkim dhe katër salla që do të kenë përkatësisht 635, 150, 350 dhe 500 vende secila.

Postimi i Erion Veliaj: KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)
 AUDITORIUM 635 vende
 BLACK BOX i vogël 150 vende
 BLACK BOX i madh 350 vende
 AUDITORIUM në taracë 500 vende
 2 kate parkim
0 kulla në territor
Ecim para!

Menjëherë pas këtij statusi ka ardhur edhe reagimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. AMT e ka konsideruar si një mesazh për Gjykatën Kushtetuese vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Në një reagimin zyrtar, AMT shkruan se ky lajm ka vetëm një mesazh, se qeveria nuk njeh asnjë pushtet tjetër përveç vetes dhe se e ka marrë vendimin, pavarësisht se Kushtetuesja nuk është shprehur ende. Ndër të tjera në postim thuhet se populli ka ende energji për të luftuar dhe që duhet ta aktivizojnë atë për të treguar se nuk e pranojnë këtë përdhpsje të lirive të tyre.

Vetëm pak ditë më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës kërkojnë përshpejtimin e procedurave për marrjen e një vendimi në lidhje me padinë e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar.pasi qeveria akordoi fondin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar, AMT u shpreh se po veprohej në kudnërshtim me ligjin. Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kjo çështje ndodhet në Gjykatën Kushtetuese dhe deri në momentin që Kushtetuesja të shprehet nuk mund të ndërmerret asnjë veprim, por Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka konsideruar të arsyeshme pritjen.

Në padinë e AMT-së dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta kërkohet shfuqizimi i Ligjit Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, shfuqizimin e vendimit të KM të kalimit në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar si dhe shfuqizimin e vendit të Bashkisë Tiranë për shembjen e godinës së TK-së. Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit të kaluar dhe shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave pati edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj kkt miraton lejen per ndertimin e teatrit kombetar erion veliaj kkt miraton lejen per ndertimin e teatrit kombetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet