Politike

Kërkesa e aleatëve të Bashës për 13 tetorin, dështon mbledhja në KQZ, Zguri i vetëm në sallë: Kolegët janë me leje

Aleatët e PD-së kërkuan fillimin e procedurave për zgjedhjet lokale të 13 tetorit. Dështon mbledhja e KQZ-së sot. I pranishëm në sallë vetëm Zguri. Anëtarët e PS-së me leje.

Tiranë- Një ditë më parë aleatët e Lulzim Bashës kërkuan që KQZ të niste procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit.

Por ditën e sotme në mbledhjen e KQZ-së ka qenë i pranishëm vetëm Klement Zguri, kreu i KQZ-së. Në këtë mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm asnjë nga anëtarët e PS-së dhe Zguri është shprehur se janë me leje.

“Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi, ” tha Zguri.

Në lidhje me këtë mbledhje përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka u shpreh se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike. Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka.

J.V/Dosja.al

Shto Koment