LIVE UPDATES
Politike

Meta e quajti ‘mafioz’ dhe i tregoi burgun, Dvorani e ‘shigjeton’: Më në fund ushtroi të drejtën e tij, s’do shman

15 Nëntor 2019, 16:00 Nga DOSJA
Meta e quajti ‘mafioz’ dhe i tregoi burgun, Dvorani e

TIRANË– Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka komentuar akuzat e presidentit të vendit, Ilir Meta, i cili më herët në një konferencë e akuzoi Dvoranin se ka shkelur Kushtetutën, si edhe e quajti “mafioz”. Në një reagim në rrjetet sociale, Dvorani thotë se për akuzat është njohur nga mediat, si dhe thotë se presidenti ka ushtruar të drejtën e tij që ia jep Kushtetuta. Me ironi ndër rreshta, kreu i KED-it, thotë se më në fund”, Meta po ushtron të drejtën e tij, e për veten siguron se do t’i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. “Për këtë”, thotë Dvorani, “nuk do t’i shmanget ligjit me lojëra mediatiake dhe proceduriale” duke shigjetuar kështu presidentin Meta, por edhe politikanët e tjerë që në shumë procese gjyqësore janë “shmangur” me procedura.

Reagimi i plotë i Ardian Dvoranit:

Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha sot se do të kallëzojë penalisht të hënën në prokurori, Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

Meta e argumentoi këtë duke thënë se ligji parashtron që lista të botohet në faqen e Gjykatës së Lartë dhe jo në fletore, por kjo sipas tij u bë për të paracaktuar përzgjedhjen automatike të Arta Vorpsit. Për Ilir Metën, Dvorani është një “mafioz” që rrezikon burgun me shkeljet që ka bërë. Ndërkohë që ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar dhe betuar në vend të Vorpsit, Marsida Xhaferllarin, e cila bashkë me Vorpsin bëri sot “xing” në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

Mbetjet toksike në Durrës/ Braçe: Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar

Açka: Do të asgjësohen në det, merrni masa! Kumbaro: Të hedhësh plumba në ajër është e dëmshme

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën

"Erdhe si zbulim i Lulit këtu!"Përplasje mes Shehajt dhe Ballës:Të duket vetja si personazh TikToku

"I harruat Incineratorët!" Shehaj-ministrave: Ju e lejuat dërgimin e mbetjeve toksike!

Spiropali i përgjigjet Alibeajt: Jemi të gatshëm të ulemi me opozitën në çdo kohë

"Kam frikë se mbetjet në Durrës do të ndotin detin!" Açka: Kuvendi është bërë qesharak

Liria e shprehjes dhe media, ambasadori Gonzato: Komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë

Situata politike në vend/ Gonzato mesazh të qartë: Duhet dialog konstruktiv gjithëpërfshirës

Tensionet në Kuvend/ Rama: Diskutimet bëhen përmes gjuhës e jo muskujve

Tensionet politike në vend/ Gonzato: Dhuna nuk është mënyra e duhur, të angazhohen në dialog

Rama: Do ta ngremë flamurin shqiptar në Bruksel brenda kësaj dekade

Mbyllja e grup-kapitujve në 2027? Gonzato: Nisëm shumë ambicioze

Progresraporti për Shqipërinë/ Rama: KE vlerëson punën e SPAK, rritja ekonomike ka qenë e fortë

Progresraporti për Shqipërinë/ Rama: Është dokumenti më i besueshëm, bazohet në fakte e jo sondazhe

Progresraporti për Shqipërinë/ Gonzato: Lufta kundër korrupsionit duhet të rritet

Progresraporti për Shqipërinë/ Ambasadori i BE: Mund të çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025

"Prokurorët po bëhen qesharakë"/ Bardhi: Elda Hoti në SPAK sepse Spiropali ndjeu një aromë të keqe

'Betejë për demokraci dhe pluralizëm'/ Noka: Rama dhe Spiropali i kanë shpallur luftë opozitës

Sula: Do të vijë dita që do të japin llogari, i vetmi vend në europë që të persekutojnë pa ligj

Bardhi: Do të dorëzojmë në Kuvend projektligjin për Statusin e Minatorit

Deputetët demokratë nuk lejohen të futen në Kuvend, Dogjani: Qytetarët vriten në rrugë nga bandat

Tensione jashtë Kuvendit/ Deputetët e përjashtuar të PD bllokohen nga Garda për tu futur në sallë

“Mos u bëni qesharakë”/ Agron Shehaj: Sekuestroni 102 kontejnerët me mbetje toksike

Mbetjet toksike pranë portit të Durrësit/ Deputeti Shehaj i dërgon në dorë shkresën ministrit Hoxha

"Po përpiqeni të krijoni një konflikt artificial!" Alibeaj: Ky Parlament nuk kryen funksionin e tij

Tensionet në Kuvend, deputetët nxjerrin karriget jashtë sallës

Nuk u lejuan të futen brenda në Kuvend, deputetët e PD-së ulen këmbëkryq në oborr

Tensione në sallën e Kuvendit, Vokshi dhe Bylykbashi shkojnë te foltorja

Gjendet një makinë e djegur në Grudë të Re, brenda kishte dy automatikë

Pamje të rënda nga masakra në Shkodër, viktimat të mbuluar me çarçaf

Identifikohet një nga viktimat e terrorit në Shkodër, pamje të tjera nga vendi i masakrës

Masakër në Shkodër/ Disa të vrarë në Dobraç, 5 ambulanca në vendngjarje

Berisha: Shqiptarët minimumin jetik prej 200£,çdo pension do të rritet me 20%brenda mandatit të parë

Berisha:Sa të fitojmë betejën për qeveri teknike,PD niset pa frena drejt fitores së saj më të thellë

Protesta e Opozitës/ Berisha: Edi Rama do mbash përgjegjësi për dhunën ndaj demokratëve

"Dje Shqipëria u çlirua për 3 orë"/ Berisha: Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti

Pensionisti kërkon fjalën, Rama axhitohet: Nuk jam i detyruar të respektoj, me zor me mua nuk fiton

Rama: Figura e deputetit është bërë zhele. Sikur ta pezullonim qeverinë ndikimi do ishte 30 lekë

"Ka lloj lloj sharlatanësh"/ Rama me pensionistët: Fondi është i pamjaftueshëm

"E vetmja kategori që nuk ka përfituar janë pensionistët!" Rama: Nuk kemi bërë ende rritjen graduale

Policia kërkon të shpërndajë protestuesit, Noka: Mos na provokoni, do të nisemi drejt Surrelit

Momenti kur Flamur Noka lëviz makinën dhe protestuesit i hapin rrugën qarkullimit të ambulancës

Nisin tensionet në protestën te sheshi "Shqiponja", Noka shtyn policët

Protestuesit i vendosin flakën gomave në Shkozet, vijon mosbindja civile në vend

Çfarë ndodhi me Belerin/ Gazetari: Rama nuk e futi në Kryeministri, ndërsa Kuvendi i mbylli derën

Beleri futet për në Kryesinë e Kuvendit, qytetari: O vrasës

Kryemadhi jashtë Kuvendit: Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama

Bylykbashi: S’mund të ketë normalitet në Kuvend kur Rama licenson krimin e organizuar