LIVE UPDATES
Politike

Ilir Meta nuk dekreton “Ligjin e Rininë”, CRCA: Është në kundërshtim me Kushtetutën

9 Dhjetor 2019, 08:45 Nga DOSJA
Ilir Meta nuk dekreton “Ligjin e Rininë”, CRCA: Është

Tiranë- Presidenti Ilir Meta kthen në parlament një tjetër ligj, nuk dekreton “Ligjin e Rinisë”. Kështu ka njoftuar së fundmi CRCA, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Në njoftimin e saj theksohet se Meta ka kthyer këtë ligj, pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive organizatat dhe lëvizjen Rinore. Ai është në kundërshtim të plotë me standartet bazë të të drejtave të njeriut, të mbrojtura dhe të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, si dhe aktet kryesore të OKB-së dhe të Këshillit të Europës. Ligji ka mungesë serioze të “check and balances” ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i CRCA-së

Në Ditën e Rinisë, Qeveria dhe Kuvendi gjenden përsëri në situatën e mos-respektimit të Kushtetutës! Tiranë, 9 Dhjetor 2019 – Zyra e Presidenti të Republikës njoftoi se nuk e ka dekretuar Ligjin e Rinisë! Refuzimi vjen në një ditë simbolike, që përkon me Ditën e Rinisë, duke i dhënë një mesazh të fortë Qeverisë dhe Kuvendit, duke deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

Presidenti i Shqipërisë, ju përgjigj kështu ligjërisht edhe kërkesës që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i kish drejtuar rreth një muaj më parë, për të mos e dekretuar Ligjin e Rinisë. Ky ligj që në pikënisjen e tij, shfaqi probleme të thella ligjore dhe ndër të tjera nuk përputhej me kërkesat dhe pritshmëritë e të rinjve.

Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive organizatat dhe lëvizjen Rinore. Ai është në kundërshtim të plotë me standartet bazë të të drejtave të njeriut, të mbrojtura dhe të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, si dhe aktet kryesore të OKB-së dhe të Këshillit të Europës. Ligji ka mungesë serioze të “check and balances” ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta.

CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtare për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), janë të vetmet organizata që kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin e diskutimit dhe miratimit të projektligjit. Edhe pse ne për muaj të tërë kërkuam rishikimin dhe përmirësimin serioz të tij, Parlamenti i Shqipërisë e miratoi atë më 4 Nëntor 2019 me 79 vota, në mungesë të plotë opozitës. CRCA/ECPAT Shqipëri, vijon të mbetet shpresëplotë se mos-dekretimi i këtij Ligji nga ana e Presidentit do të shërbejë si një situatë reflektimi nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit për t’u ulur me organizatat Rinore që kanë qenë kritike të tij, për të gjëtur një zgjidhje konsensuale, që mbi të gjitha respekton të drejat e të rinjve në Shqipëri!PËR TË RINJTË! ME TË RINJTË! NGA TË RINJTË!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta nuk dekreton ligjin për rininë kthehet në parlament ligji për rininë ilir meta nuk dekreton ligjin për rininë kthehet në parlament ligji për rininë

Sondazh

Poll
Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës