Aktualitet

Grabitet Katedralja e Durrësit, hajdutët ‘harrojnë’ thikat në vendin e “krimit”: Fali o zot se s’dinë ç’bëjnë (FOTO)

Katedralja ortodokse në Durrës është grabitur nga disa persona mëngjesin e sotëm. Autorët kanë marrë një shumë parash me vete por kanë "harruar" në vendngjarje thikat. Ata kanë shyer dyer, kanë çarë kasafortën dhe më pas janë larguar.
Featured image of article: Grabitet Katedralja e Durrësit, hajdutët ‘harrojnë’ thikat në vendin e “krimit”: Fali o zot se s’dinë ç’bëjnë (FOTO)
Përditësuar:

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga persona të paidentifikuar të cilat kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Theksojmë se thikat e autorëve kanë mbetur në vendin e ngjarjes. Autorët kanë shqyer dyert, kanë çarë kasafortën dhe më pas kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe brenda Katedrales.

Foto brenda Katedrales 

Në lidhje me këtë grabitje ka reaguar edhe ky institucion, ku theksohet edhe lutja: “Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë”.

“Sot, datë 3.06.2019, Katedralja “Apostull Pavli dhe Shën Asti” është përdhosur dhe bastisur nga persona të panjohur, duke dëmtuar arkën e qirinjve dhe të besimtarëve. Është për të ardhur keq që objektet e kultit bëhen objekte abuzimi dhe përdhosjeje.

Këto ngjarje tronditin ndërgjegjen e besimtarëve orthodhoksë, por edhe të gjithë atyre qytetarëve të ndershëm, të cilët respektojnë shenjtërinë e objekteve të kultit, pavarësisht se kujt komuniteti fetar i përket. Përsa ndodhi u njoftuan organet e rendit, të cilat kryen mbledhjen e provave për zbardhjen e ngjarjes. Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë (Lk.23:34)! Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë dhe t’i mëshirojë këta persona keqbërës,” përfundon njoftimi i Kishës.

J.V/Dosja.al

  • 12:40

    Çanë kasafortën/ Ja si e bastisën Katedralen ortodokse të Durrësit autorët (FOTOT)

    Foto nga brenda Katedrales

    Durrës- Pa shkuar ende ora 06:00 disa autorë bastisën Katedralen e Durrësit duke vjedhur aty një shumë parash.

    Ata kanë mundur të çajnë kasafortën e katedrales, të marrin shumë e parave dhe të largohen. Por në ambientet e katedrales ata kanë lënë pas një rrëmujë të madhe. Mobilje të rrëzuara, qirinj përtokë, dyer të shqyera, këto janë disa nga imazhet në fotot e mëposhtme.

    Theksojmë se thikat e autorëve kanë mbetur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me këtë grabitje ka reaguar edhe ky institucion, ku theksohet edhe lutja: “Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë”.

    FOTO nga Katedralja pas grabitjes

Një Koment në “Grabitet Katedralja e Durrësit, hajdutët ‘harrojnë’ thikat në vendin e “krimit”: Fali o zot se s’dinë ç’bëjnë (FOTO)

  1. keta hallexhinj me kete veprim kane treguar se se rruajn trapin per ate qe idiotet apo injorantet e qujn mender zoti,ku ishte ky i fundit psde si kapi e ti rrunte trapin

Shto Koment