Aktualitet

VIDEO+EMRAT/ Grabitën 8 mln lekë bizhuteri, arrestohen dy ‘vëllezërit’ skifterë në Tiranë, të dënuar në Itali për vjedhje

VIDEO
  • Dalin emrat e dy të arrestuarve, kush janë dy ‘skifterët’
  • Policia gjithashtu iu sekuestroi edhe një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti me të cilën u larguan autorët dhe sende të tjera të kundërligjshme.

    TIRANË-  Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Ata janë Arlind dhe Arvid Spahija, ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja”. Dy ‘skifterët’ janë prangosur pasi policia ishte njoftuar se kishin hyrë në banesën e një gruaje.

    NJOFTIMI I PLOTË: 

    Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Tiranë

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe të narkotikëve.

    Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra në një argjendari, vihen në pranga 2 vëllezër. Të dy vëllezërit me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

    Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti me të cilën u larguan autorët dhe sende të tjera të kundërligjshme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja”.

    Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment