Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
CËRRIK– Një 23-vjeçar me inicialet M.M., banues në Cërrik ka mbetur i plagosur me thikë dhe ka përfunduar në spital. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen numër një të Cërrikut. Sipas njoftimit të polciisë, bëhet me dije se Armand Zani, 24 vjeç është konfliktuar me 23-vjeçarin për motive të dobëta.
Zani, i cili ka qenë dhe në gjendje të dehur, në konflikt e sipër ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar të riun tjetër, duke e lënë të plagosur. Më pas, ai i ka thyer me mjete të forta xhamat e dritares së biznesit.
Zani është vënë në pranga, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Cërrik: Shtetasi Armand Zani , është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Në gjendje të dehur plagosi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij dhe i theu me mjete të forta xhamat e dritares së biznesit, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftim se në lagjen nr.1, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Z., i cili ishte në gjendje të dehur, kishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Cërrik, dhe kishte thyer me mjete të forta xhamat e dritares së biznesit së tij, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 23-vjeçari M. M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet paraprake për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida H...
TIRANË– Fatmir Pjetri ka marrë përsipër fajin si personi që ideoi planin e arratisjes nga burgu 313 në Tiranë. Gjykata e Tiranës e la në burg Pjetrin së ba...
TIRANË– Arbër Çekaj ka mohuar akuzat për arratisje nga burgu 313 në Tiranë. Përballë trupës gjykuese ai u shpreh se nuk kishte në plan të arra...
TIRANË– Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulëzim Çepele janë lënë në burg sërish nga Gjykata e Tiranës. Ky ishte vendimi që u mor ditën e sotme...
TIRANË– Lulzim Çepele ka mohuar të këtë qënë pjesë e planit të Çekajt dhe Pjetrit për arratisje nga burgu. I fashuar në dorën e majtë, pasi p...
TIRANË– Zjarri në Karaburun është shuar. Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes, e cila shkruan se pas dy javësh luftë dhe mund, në ga...
TIRANË– Përballë Gjykatës Arbër Çekaj mohoi të ketë pasur plan që të arratisej. Ai tha se doli jashtë për ajrosje e se nuk e dinte se Fatmir Pjetri ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të infektuar me koronavirus.Një prej pacienteve të ...
KORÇË– Në afërsi të fshatrave Gjonomadh dhe Krushovë të Korçës konkretisht në vendet e quajtura “Korija e fshatit” në Gjonomadh dhe “Ma...
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Mark Marku për armëmbajtje pa leje. 47-vjeçari me banim në Torovicë është vënë në pranga pasi i...