LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Dogjën pyjet në Sarandë, Karaburun e Vlorë, prangosen tre piromanët që i vunë flakën Jugut

3 Gusht 2021, 18:35 Nga DOSJA
EMRAT/ Dogjën pyjet në Sarandë, Karaburun e Vlorë, prangosen

VLORË– Selim Qepi, Ilir Skrapaliu dhe Leonard Mane janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë djegur sipërfaqe të tëra me pyje. Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, Qepi, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat, i vuri zjarrin një zone të pyllëzuar në Karaburun.

Ilir Skrapaliu, 45 vjeç, banues në Përmet ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf. Leonard Mane, 53 vjeç, akuzohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariateve në varësi të saj të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë. Në Vlorë e Sarandë kapen dhe vihen në pranga tre shtetas të dyshuar për zjarrvënie. I vuri zjarrin një zone të pyllëzuar në Karaburun, vihet në pranga autori i dyshuar. Në pranga një shtetas tjetër, që dogji me zjarr një sipërfaqe pylli në fshatin Delisuf.

Gjithashtu në Sarandë është vënë në pranga autori i zjarrvënies në fshati Shalës të Konispolit. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun. Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Sot u shënua edhe viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir skrapaliu leonard mane selim qepi ilir skrapaliu leonard mane selim qepi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet