Aktualitet

EMRI+FOTO/ E goditën dhe i morën 5 milion lekë kambistit, 3 autorët në kërkim nga policia, Didani: Në ashensor po më priste vetëm 1 person  

Didani punonte si kambist dhe gjatë sulmit i është vjedhur një shumë prej 500 mijë lekë të reja.
Featured image of article: EMRI+FOTO/ E goditën dhe i morën 5 milion lekë kambistit, 3 autorët në kërkim nga policia, Didani: Në ashensor po më priste vetëm 1 person   Ibrahim Didani

SARANDË– Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 60 vjeçar i identifikuar si Ibrahim Didani është sulmuar nga 3 persona.

Didani punonte si kambist dhe gjatë sulmit i është vjedhur një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra. Sipas të dhënave paraprake mësohet se autorët janë dy të rinj dhe një vajzë të cilët pasi e kanë goditur Didanit dhe i kanë rrëmbyer lekët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal të Sarandës jashtë rrezikut për jetën. Didani pas grabitjes u shpreh se vetëm 1 person e goditi, ndërsa 2 të tjerët ishin jashtë pallatit.

“Në ashensor që më priste ishte vetëm një, ndërsa thonë se ishte jahte 2 mes tyre një vajzë”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e sulmi, ku po kqyr dhe kamerat e sigurisë në zonë.

(I.A;d.a/dosja.al)

  • 22:36

    Grabitja e kambistit në Sarandë, policia jep detajet e para: 1 person ka shtyrë Didanin në hyrje të pallatit

    Policia ka dhënë inforacionet e para mbi grabitjen e kambistit, Ibrahim Didanit. Sipas njoftimit, Didanin e ka shtyrë një person në hyrje të pallatit, si dhe më pas i ka marrë shumën prej 5 milion lekësh. Njoftimi i policisë: Sarandë/Informacion paraprak Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.

  • 21:00

    FOTO+EMRI/ I vodhën 5 milion lekë, kush është kambisti 60-vjeçar nga Saranda

    Ky që shikoni në foto është kambisti 60-vjeçar, që i vodhën 5 milion lekë mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ibrahim Didanit teksa po ngjitej te banesa e tij, 3 persona të rinj, 2 djem dhe nje vajzë i morën 5 milion lekë të vjetra.

    Autorët e ngjarjes teksa i morën lekët e goditën Didanin dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia po punon për kapjen e të rinjve.

    Ndërkohë që Didani pas grabitjes u shpreh se vetëm 1 person e goditi.

    “Në ashensor që më priste ishte vetëm një, ndërsa thonë se ishte jahte 2 mes tyre një vajzë”, tha ai.

Shto Koment