Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË- Ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve për atentatin e mbetur në tentativë Inez Hajrulla. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se sot janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë, pas 4 të arrestuarve më herët.
Atentati ka ndodhur në maj ku disa persona qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali në “Ujë të Ftohtë”, ku mbeti i plagosur një 63-vjeçar.
Sipas informacioneve bëhet me dije se një prej të arrestuarve është Xheladin Merko, i vcili ka qenw në kërkim prej majit.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijon operacioni policor i koduar “Gjurmimi”. Operacioni në Vlorë dhe në Itali. Shkon në 7 numri i personave të arrestuar. Gjatë vijimit të operacionit janë kapur dhe arrestuar 3 presona. Dy prej tyre janë kapur në Itali dhe një është kapur në Vlorë.
Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit, të ndodhura më parë, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë ka bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në maj të vitit 2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve në një lokal dhe si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari D. C.
Në këtë kuadër gjatë orëve të fundit ka vijuar operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, në Vlorë dhe në Itali. Në Vlorë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh. M., 36 vjeç, lindur e banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” .
Operacioni ka vijuar në Itali, ku si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, bashkëpunimit të shkëlqyer mes Zyrave Ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari e Romë në Itali dhe të Policisë italiane në Tiranë, me angazhimin e Skuadra Mobile në Romë është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në afërsi të Romës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë dhe konkretisht:
I. M., 31 vjeç dhe G. D. (Z.), 42 vjeç, të dy banues në Vlorë; Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit F. H. dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndaj shtetasve I. M., G. D. dhe F. H., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 14.11.2019 janë arrestuar edhe 4 shtetas, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të shtetasve I. M dhe G. D, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa Leje” dhe në ngarkim të shtetasit Xh. M, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” .
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu. Seanca e parë për kandidaten e S...
GREQI- Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, përveç viktimave, ka lënë pas dhe shumë shtëpi të rrënuara të cilat për t’i rindërtuar kanë një kosto s...
Kurbin- Nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit i është vënë shiriti edhe Komisariatit të Kurbinit, pasi pas inspektimit nga ekspertët. rezulton se është se kjo godin...
TIRANË- Faqja satirike në Facebook, Brryli Broadway është mbyllur sërish. Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që kjo faqe është zhdukuar nga Facebook, ...
TIRANË– Shkrimtari Agron Tufa ka reaguar pas një shkrimit të publikuar ditën e sotme nga deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, teksa ky i fun...
TIRANË- Edhe pse dhurimi është një vullnet i lirë i individit, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka detyruar punonjësit të dhurojnë rrogë...
TIRANË– Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, deputeti socialist Arben Ahmetaj ka rrëfyer sot në “Real Story” në Neës24 njohjen e tij me familjen R...
TIRANË- Ajtanga Lubonja, vajza e xhaxhait të Fatos Lubonjës është revoltuar së tepërmi me shtetin pasi duan ta nxjerrin jashtë nga shtëpia e saj, që mesa d...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, ku njëri prej tyre vdiq. Burime për Dosja.al b...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Heraklion të Greqisë.Mësohet se një shqiptar është goditur disa herë me thikë nga një 22 vjeçar...