6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHKODËR- Arrestohet nga Policia i shumëkërkuari Françesk Vala. Vala u arrestua në lagjen “Rus” në Shkodër. Ai akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve S.Kuçaj. dhe A.Kuçaj në vitin 2015, në Dukagjin për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Policia e Shtetit ka dhënë detajet, ku ka sqaruar se bashkë me të është arrestuar edhe një tjetër person, i cili e fshihte atë. Policia bën me dije, se është arrestuar M. G, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi me automjetin e tij po transportonte personin e dënuar me 8 vite burg. Ndërkohë që në kërkim është edhe Lin Vala, i vëllai, i cili ende nuk është arrestuar nga Policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër Operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni nga strukturat e DVP Shkodër. Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar për disa vepra penale. Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjjen “Rus”, Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore:
Françesk Vala, 26 vjeç, lindur e banues në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë, këtë shtetas e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 8 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.11.2015, rreth orës 19:00, në fshatin Gjuraj -Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, ku në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin S. K., në këmbim të vlerës 10.000 euro. Po gjatë operacionit Policia ka arrestuar në flagrancë, për përkrahe të autorit të krimit, edhe shtetasin M. G, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi me automjetin e tij po transportonte personin e dënuar me 8 vite burg. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Françesk Vala me të vëllain morën pjesë në pengmarrje të thirrur nga Tomë Shkepa, i cili kishte një pazar droge me njërin nga pengjet, S.Kuçaj. Françesk dhe Lin Vala morën pjesë në pengmarrje dhe dhunuan pengjet nën kërcënimin e armës për një sasi prej 10 mijë euro, vlerë e 16 kilogramëve hashash që nuk u paguan nga një malazez.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria ka dhënë pretencën për vrasjen e Devi Kasmit duke kërkuar burg të përjetshmë për specialin grek Ethimious Efthimiou si dhe 35 vite...
TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta depoziton padinë e dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar. Lëvizja e Metës vjen në kohën...
Durrës- Gjatë 24 orëve të fundit në Durrës është konfirmuar me COVID-19 vetëm një person. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektuara është një 41-vje&cc...
Tiranë- Aleanca për Mbrojten e Teatrit Kombëtar në një postim në Facebook ka njoftuar se sot në sheshin e tetarit nuk janë lejuar të afrohen mediat. Po kështu ...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Nga arrest me burg, Nikaj është lënë n...
Tiranë- Mjeku stomatolog, Arlind Lala ka humbur jetën mbërmjen e djeshme. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, i cili...
KORÇË– Ish-kryeplaku i fshatit në Vloçisht Florant Demirllari, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në këtë fshat ku një 37-vjeçar...
Tiranë– Ditën e sotme Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona. Por ndryshe nga ditët e tjera IS...
TIRANË– Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” mjeku shqiptar në Suedi, Refet Nura foli për situatën e koronavirusit në këtë shtet. Suedia gjatë pande...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar sot njoftimin zyrtar të pusullës që iu dërgua tre të fortëve të Tiranës, Denis Qordja, Fotjon Manabej...