Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar sot njoftimin zyrtar të pusullës që iu dërgua tre të fortëve të Tiranës, Denis Qordja, Fotjon Manabej dhe Shkëlqim Sharra, emrat e të cilëve, Dosja.al i publikoi një ditë më parë.
Përmes njoftimit, OFL bën me dije se tre personat e shënjestruar do të duhet të japin llogari para drejtësisë, për pasuritë e tyre dhe të bëjnë vetëdeklarimin.
Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucioni. Fotjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe më parë është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg, për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Dënimin e marrë në Itali, Manabej, e vuajti në Shqipëri, pasi ra në prangat e Policisë në vitin 2014,
Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe është arrestuar më herët në Shkodër, pasi në makinë i janë gjetur 16 kg marijuanë.
Njoftimi i policisë OFL, 14 maj
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
D.Q., F.M. dhe L.D., banues në Tiranë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka akuzuar anëtarët e këshillit Politik që janë mbledhur për Reformën Zgjedhore, dhe i ka kërkuar deputetes Rudina Hajdari që...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 18 raste të reja me COVID-19. Eugena Tomini ka deklaruar se ...
Tiranë- Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të diskutohet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në mbledhjen e nesërme është futur në rend dite edhe ...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi akuzohen se po mbillnin drogë, në vendin e quajtur “Zgurë”, në Za...
Tiranë- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka rezultuar e infektuar një grua që merrte shërbim tek Onkolo...
Durrës- Gazetaja e Klodiana Haxhiaj ka denoncuar së fundmi se pallati në Durrës, në të cilin banon do të prishet, pasi qeveria e ka cilësuar si “të pabanueshëm”...
Maliq- Babai 37-vjeçar në Maliq, i cili u akuzua nga vajza e tij për ngacimin seksual ka mohuar akuzat. Para efektivëve ai ka deklaruar se ngjarja nuk ës...
KRUJË– Dy kushërinj janë vënë në pranga dhe dy vëllezër janë proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur mes tyre. Sipas njoftimit zyrtar nga Po...
TIRANË– Shqipëria dhe gjithë Ballkani Juglindor do të përfshihen nga vala e parë e të nxehtit. “Do të jetë i nxehtë i jashtëzakonshëm veçanërisht kë...
Durrës- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident rrugën e Portit në Durrës, ku janë përplasur 3 automjete. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë akside...