Aktualitet

Mashtroi çiftin nga Zvicra duke i marrë 900 mijë franga, arrestohet gruaja e Mozzik

  • Pas akuzave për mashtrim, lirohet Loredana, policia: Nuk përbën rrezik për arratisje
  • Vodhi 900 mijë franga, sa vite burg rrezikon Loredana?
  • Pas arrestimit të Loredanës, reagon ish-menaxheri i Mozzik: Ju thojsha, këta bëjn hor një komb
  • Akuzohet se zhvati çiftin zviceran, flet vëllai i Loredanës: Janë gënjeshtra, na kanë inat (VD)
  • U shtir si e bija e avokatit të njohur zviceran, Landmann akuza Loredanës: Ky është një abuzim…
  • FOTO/ Një ditë pas arrestimit, fotografohen në aeroport, Loredana dhe Mozzik nisen drejt Kosovës
  • Mëngjesin e sot është arrestuar Loredana Zefi, gruaja e Mozzik pasi akuzohet se i ka marrë një çifti zvicerian 900 mijë franga nëpërmjet mashtrimit.
    Featured image of article: Mashtroi çiftin nga Zvicra duke i marrë 900 mijë franga, arrestohet gruaja e Mozzik Këngëtarët Loredana dhe Mozzik.

    ZVICËR- Gruaja e Mozzik, Loredana Zefi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zvicër pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash. Sipas mediave në Zvicër, Reperja shqiptare është akuzuar nga një çift zvicerian se ajo bashkë me të vëllain iu kanë marrë  shumën e  madhe të parave prej 900 mijë franga zviceriane nëpërmjet mashtrimit.

     

     

    “Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 franga zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për median zviceriane  “20 minute”.

    Çifti zvicerian që ka ngitur akuzën është  Petran (52 vjeçare) dhe Hans Z. (53 vjeçar) të cilët shprehen se janë futur në borxh dhe kanë humbur pasurinë e tyre pas mashtrimit të reperes.

    (J.V/ R.L/Dosja.al)

    • 17:02

      “Bonnie & Clyde” në jetën reale, si e parandjeu Loredana arrestimin pas jetës mes luksit të shfrenuar

      Reperja me origjinë shqiptare, Loredana Zefi u arrestua një natë më parë nga policia zvicerane. Ajo akuzohet të ketë mashtruar një çift zviceranësh, në bashkëpunim me të vëllanë Beratin dhe t’u ketë marrë atyre rreth 900 mijë franga, para kesh dhe të mira materiale.

      Mirëpo ditën e sotme ajo u lirua nga qelia me arsyetimin se nuk përbën rrezikshmëri për t’u arratisur.

      Por të ndalemi pak në jetën luksoze që bënte Loredana….

      Kushdo që e ka ndjekur në rrjetet sociale, apo ka dëgjuar këngët e saj e ka kuptuar që Loredana ka bërë një jetë ku nuk mungojnë paratë e pafundme dhe makinat luksoze.

      Nuk mund të lëmë këtu pa përmendur suksesin e këngës “Bonnie and Clyde”. Të frymëzuar nga çifti i kriminelëve amerikanë, Loredana dhe Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik sollën bashkëpunimin që do tu hapte dyert e klikimeve, por që do t’u kthehej në boomerang në jetën e vërtetë.

      Njësoj si çifti amerikan, Loredana shfaqet në klip, në bashkëpunim me partnerin e saj, që në rastin konkret është Mozzik.

      Të dy me armë në duar, mashtrojnë, vjedhin banka. I veshur me markat më të shtrenjta, Mozzik shfaqet në klip si ‘instruktori’ i Loredanës në grabitjet që duhet të bëjnë së bashku. Të maskuar dhe me armë në duar, ata futen ne biznese të ndryshme, banka, terrorizojnë njerëzit dhe u marrin paratë.

      Më pas shijojnë çdo gjë të qetë dhe të veshur me robdishambër. Sigurisht që paratë s’u mungojnë as në koshat e plehrave, teksa dy këngëtaret i zbrasin tufat e dollarëve mbi shtrat.

      Measa duket klipi që numëron mbi 41 milion klikime në “Youtube”, tashmë po luhet në jetën e Loredanës.

      Çifti Loredana dhe Mozzik tërhoqën vëmendjen e publikut edhe kur u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Hanës, vajzës së tyre.

      Hana edhe pse pak muajshe arriti të mbledhë mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe të adhurohej njësoj si prindërit e saj këngëtarë.

      Historia e çiftit amerikan Bonnie and Clyde që frymëzoi Loredanën dhe Mozzik

      Në një periudhë 2-vjeçare në vitet 1923-1924, në kulmin e Depresionit të Madh në Amerikë, dy personazhe të bërë të famshëm tashmë, Bonnie Elizabeth Parker (1 tetor 1910 – 23 maj 1934) dhe Clyde Chestnut Barroë (24 mars 1909 – 23 maj 1934), u shndërruan nga hajdutë vocërrimash, në vjedhës bankash dhe vrasës.

      Banda e tyre ishte përgjegjëse për të paktën 13 vrasje, duke përfshirë 2 policë, dhjetëra grabitje dhe rrëmbime, si dhe shumë plagosje.

    • 10:54

      Dalin detaje, si i mashtroi gruaja e Mozzik çiftin zviceran, shtirej si avokate, iu mori edhe makina LUKSI

      ZVICËR– Loredana Zefi, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe bashkëshortja e reperit të famshëm Mozzik është arrestuar në Zvicër pas akuzave të rënda për mashtrimin e një çifti të moshuarish zviceran, duke i vjedhur shumën prej 900 mijë frangash.

      Por si kanë vepruar Loredana Zefi, bashkë me vëllain e saj Beratin për të marrë paratë nga çifti i të moshuarve?

      “Loredana dhe vëllai i saj morën gjithçka prej nesh. Paratë tona, llogarinë tone”,-është shprehur e moshuara nga Zvicra.

      Sipas denoncimit që e moshuara Petra Z. ka bërë në polici, ngjarjet kanë pasuar si sekuencat e një filmi. Dy vjet më parë zonja nga Zvicra, Petra Z e gjendur e vetmuar u bë pjesë e portalit Badoo ku krijoheshin njohje dhe miqësi të reja. Aty ajo krijoi miqësi me vëllain e Loredanës që sipas zonjës zvicerane u prezantua me emrin Antonio. Pas shumë bisedash ata u miqësuan me njëri-tjetrin dhe zonja Petra e kishte ftuar në vendin ku ajo banonte, Valais.

      Nëpërmjet mashtrimit ai i kishte mbushur mendjen për t’i huazuar një shumë prej 87 mijë prangash pasi nëna e tij ishte në gjendje të rëndë dhe i duhej transplant i veshkës. Kishin kaluar kohë dhe kredia kishte shkuar në 200 mijë franga, por Antonio nuk po dukej. Kur çifti zviceran filluan kërkimet për djalin me emrin Antonio, kuptuan që emri i vërtetë ishte Berat dhe se ishin mashtruar.

      “Unë jam mashtruar, shantazhuar, detyruar dhe kërcënuar”, ka thënë Petra Z për median zvicerane.

      Pas kësaj ndodhie, disa muaj më vonë, një grua e re, u shfaq në derën e çifti të moshuar duke u paraqitur si avokate dhe duke ofruar kthimin e parave me mjete ligjore. Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann dhe shtirej si e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann. Brenda pak muajsh, thuhet se avokatja e dyshuar ka arritur të tërheqë nga çifti zviceran vlerën prej 700,000 frangash nëpërmjet mashtrimit. Në fillim i ka mashtruar duke i marrë 12 mijë franga dhe më pas nëpërmjet kërcënimit ka rritur t’i marrë 700 mijë franga, bashkë me vëllain e saj, një vlerë prej 900 mijë frangash.

      “Kisha frikë nga ajo. Nuk e dija se çfarë ishte në gjendje të bëjë ajo grua. Na thoshte vazhdimisht t’i fshijmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë.”-është shprehur zonja Petra.

      Avokatja e pretenduar ishte ylli i Instagramit dhe reperja e njohur, Loredana Zefi nga Lucerna. Ajo ishte motra e të njohurit të internetit që kishte mashtruar më parë zonjën Petra.

      Madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira makina luksoze, dhe këngëtarja pasi e merrte makinën nuk e kthente më.

      “Loredana dhe vëllai i saj Berati kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona, llogarinë tonë. Thjesht gjithçka që ne njerëzit e zakonshëm kemi punuar shumë për t’i pasur. Për shkak të saj, kam dashur të vras veten.”-ka rrëfyer zonja Petra.

      Zyra e prokurorit publik Lucerne ka nisur një hetim me dyshimin për mashtrim. Policia e Luzernit arrestoi, Loredana Zefin në një apartament në qytetin e Luzernit dhe bëri kërkime të imtësishme në apartamentin e saj.

      Burimi: 20 minuten

      (R.L, F.G/Dosja.al)

    Shto Koment