Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Vlorë/ AKU bllokon 2130 kg produkt mish pule e ardhur nga Polonia pasi ishte me salmonelë
13 Dhjetor 2019, 10:04Nga DOSJA
Vlorë- Në Vlorë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 2130 kg produkt mish pule, e cila ishte ardhur nga Polonia pasi kishte prezencë të salmonelës. AKU sqaron në njoftimin e saj: “Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.”
Njoftimi i plotë i AKU-së:
AKU bllokon sasinë prej 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike të ardhur nga Polonia
Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.
Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.
Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LIBRAZHD– Olsi dhe Rezarta Hajdari, çifti që ndërmori vendimin tragjik për t’u vetëhelmuar pesë ditë pas ceremonisë së martesës, jetonin mes romanticitet...
LIBRAZHD– Dosja.al ka zbardhur emrat dhe ka siguruar fotot e çiftit që vendosën të vetëflijoheshin pesë ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë....
THUMANË- Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptarë të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond t...
Tiranë- Për padinë e presidentit Ilit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës, Vitore T...
Tiranë- Për derbin Partizani- Tirana që do të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Air Albania”, Policia ka publikuar masat e sigurisë. Policia ka publiku...
TIRANË– Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Shkozë, duke vënë në rrezik edhe banorët e zonës.Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, a...
Shqipëri- Për vitin shkollor 2019-2020, ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datat e provimeve të maturës shtetërore. Nga ministria njoftohet se p...
TROPOJË– Dy të rinj kanë rënë në rangat e poliisë së Tropojës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe kundërshtuar një efektiv të forcave blu. Sipas njoft...
Durrës-Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës ka njoftuar se të gjithë qytetarët që janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, mund t’i pezullojnë kontratat e ...