Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
SHQIPËRI– 232 viktima, 3551 të infektuar aktivë dhe 3871 pacientë të shëruar nga Covid-19, ky është bilanci i koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Dr. Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se dy persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave në 232 në total.
Dy qytetare, një 61-vjeçare dhe një 69-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, duke humbur jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar, një numër më i ulët në krahasim me ditët e mëparshme, që ka qenë mbi 100. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuara dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. E vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e SARS COV 2 është të zbatojmë masat e higjenës, distancimit fizik, mbajtjen e maskave dhe barrierave mbrojtëse dhe shmangien e grumbullimeve të cdo lloji. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (18 Gusht 2020)
Testime totale 51860
Raste pozitive 7654
Raste të shëruara 3871
Raste Aktive 3551
Humbje jete 232 (Qarku Tiranë 115, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1862
Durrës 461
Shkodër 291
Fier 159
Lezhë 150
Korçë 141
Vlorë 134
Kukës 113
Elbasan 105
Berat 58
Gjirokastër 42
Dibër 35
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot të Pukës, është vënë në pranga nga njësia e posaçme e kërkimit “Fast”, pasi ishte shpal...
SHKODËR– Stjuart Smakaj, autori i vrasjes së shokut të tij Gledis Kraja ka qëlluar me automatik, nga kati i dytë i pallatit ku banonte.Dy vëllezërit Smakaj...
SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23-vjeçari që vrau aksidentalisht mbrëmjen e kaluar mikun e tij Gledis Kraja, e ka pranuar krimin para efektivëve të ...
TIRANË -Policia ka shoqëruar nënën e foshnjes së pajetë, e cila u gjet e braktisur në një kosh mbturinash në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Sipas policisë...
TIRANË– Eksperti Pashaj, njohës i mirë i hartave detare, ka hedhur dritë mbi këtë marrëveshje, e cila është lënë në hije që nga viti 2009, kur e rrëzoi Gjy...
KLOS-Një vatër zjarri është regjistruar në fsharin Fullqet të Bashkisë Klos. Burime për “Dosja.al” bëjnë me dije se zjarri ka nisur në një parcelë me bar të tha...
Shkodër-Policia e Shkodrës ka arrestuar 23-vjeçarin Stjuart Smakaj, si autori vrasjen e Gledis Krajës, ish-futbollist i “Vllaznisë”. Policia sqaron se 23...
ITALI-Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Flero, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai nuk shqiptoi asnjë fjalë në sy të po...
SHQIPËRI- Nisja e procedurave për të birësuar një fëmijë do të jetë më e lehtë dhe do të përfundojë në një kohë më të shkurtër. Kjo pasi, ministria e Drejt...
TIRANË– Një foshnje e seksit mashkull, është gjetur e pajetë ditën e sotme në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në ...