Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ministria e Arsimit ka shpallur datën 30 korrik për zhvillimin e zgjedhjeve në Universitetet Publike. Ministrja Besa Shahini ka ngarkuar të gjjithë Universitetet publike, që të marrin masa për organizimin e zgjedhjeve.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije, se pas një takimi, rektorët e universiteteve publike i kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë urgjente, pasi mandatet aktuale kanë përfunduar. Shahini shton, se edhe studentët i kanë shprehur shqetësime, pasi për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese, janë përballur me mungesën e shërbimeve.
Postimi i plotë
Sot zhvillova përsëri një takim me rektorët e IAL-ve publike, të cilët shprehen pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar dhe sollën në vëmendje nevojën urgjente për zgjedhje në universitete. Studentët, sidomos ata të viteve të fundit që diplomohen sivjet, më kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve nga ana e IAL-ve për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese. Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke patur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19. Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë. Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020. Urdhri nr. 108, i datës 08.05.2020, që shtyu pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ngarkonte IAL-të të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati. Në këtë kuadër, ftoj studentët të ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim në strukturat drejtuese të universiteteve ku studiojnë. Sot më shumë së kurrë, IAL-të duhen udhëhequr nga akademikë me integritet, të cilët kontribuojnë edhe me pjesën e tyre shumë të rëndësishme në jetësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të #PaktitPërUniversitetin.

Më 8 maj, ministrja e Arsimit Besa Shahini, lëshoi një urdhër për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete, si pasojë e pandemisë. Po ashtu, organizata Qëndresa Qytetarë dhe disa studentë, kanë paditur në Gjykatën Administrative Shahinin, pasi nuk mund të merrnin pjesë dot në zgjedhje. Gjithashtu rektori i UT, Mynyr Koni kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Ai gjithashtu shkarkoi pedagogët në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve, pasi nisën procedurën për hapjen e garës.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia ka arrestuar në Shkodër personin e katërt të përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se i arrestuari i radhës është 25 vjeçar...
ELBASAN-Policia sekuestroi mbremjen e djeshme 40 mijë paund brenda një mjeti tip “Porsche” në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Mjeti ku u gjetën par...
TIRANE- Dosja.al zbardh emrat e dy anëtarëve kryesorë që drejtonin grupin e trafikut të drogës nga jugu i Shqipërisë drejt Italisë. Ata janë Robert Myftari dhe ...
TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane, që u finalizua me sekuestrimin e 3.5 tonëve marijuanë, 4 m...
TIRANË- Një sherr ka ndodhur mesditën e djeshme në një qendrën tregtar e Univers në Tiranë, ku disa djem janë përplasur fizikisht me security-t e qendrës t...
TIRANË– Mjeku Arjan Pushi, hematolog, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Infektivit, një ditë pasi u intubua. Me anë të një njoftimit zyrtar, Mi...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit është mbledhur sot për të zgjedhur kryetarin e ri për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023, pasi mandati i N...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur disa prej aseteve që i janë sekuestruar kreut të grupit kriminal në Vlorë, i cili u cilësua si koka e rrjetit që u shpërb...
TIRANË- COVID-19 “pushton” institucionet e vendit. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar punonjës të bashkisë Kavajë, drejtorisë së Shëndetit Pub...