Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SERBI– Emisari i Posaçëm për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tregoi për ecurinë e takimeve bilaterale mes Brukselit, Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij, janë shumë afër që dy palët të pajtohen në disa tema konkrete.
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka theksuar se çdo ditë janë në kontakt me institucionet e Kosovës dhe të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill edhe në Kosovë.
Ai tha se dita e zgjedhjeve po afrohet, andaj shumë shpejt duhet të arrihet një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk do të cenonte kushtetutshmërinë e Kosovës dhe do t’u mundësonte serbëve të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Madje, Lajçak thotë se një marrëveshje e tillë do të krijonte atmosferë tjetër në dialogun e nivelit të lartë politik, që sipas tij pritet të vazhdojë pas zgjedhjeve serbe.
“Takimi nuk mund të them që nuk u mbajt, sepse kaluam bashkë 11 orë duke diskutuar ndaras për temat dhe çështjet e ndryshme me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq. U diskutuan disa runde të temave dhe në shumicën prej tyre pat pajtime, dhe besoj që shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje në shumicën prej tyre, veçanërisht në çështjen për personat e zhdukur dhe menaxhimin e rrymës në veri. Kështu që, po vazhdojmë të mbajmë takime bilaterale mes Brukselit e Prishtinës dhe Brukselit e Beogradit. Kjo, për arsye se kur kemi gati marrëveshjes temat konkrete dhe të përfunduara mbahet takimi trepalësh, për të evituar kushtet dhe mospajtimet në takim. Prandaj, po vazhdojmë me takime bilaterale”, tha Lajçak në një intervistë për RTK-në.
Ndërsa, për ndonjë afat kohor se kur mund të pritet finalizimi i dialogut, emisari i BE-së, thotë se të dyja palët, si Kosova edhe Serbia kanë pritje të ndryshme.
“Nuk është fshehtësi që pritjet janë të ndryshme nga të dy palët, kur po them dyja palët, është fjala për Kosovën dhe Serbinë, ashtu siç iu referohemi në dialog. Këto të dyja kanë pritje të ndryshme për dialogun. Ne patëm dy takime të ndryshme midis kryeministrit Kurti dhe president serb Vuçiq në muajin qershor dhe korrik të vitit të kaluar dhe ishin të dobishme për të krijuar kontakte dhe njohur më mirë njëri-tjetrin”, tha ai.
Megjithatë, në temën e personave të zhdukur, Lajçak u shpreh se është temë shumë sensitive për të cilën nuk duhet vetëm zotim politik.
“Çështja e personave të zhdukur është temë e ndjeshme humanitare, dhe është në interes për të dyja palët, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë. Dhe kështu BE dëshiron që të zgjidhë fatin e mijëra të zhdukurve. Dhe për këtë duam të bëjmë një zotim jo vetëm politik në këtë drejtim, por edhe gjithashtu të pajtohemi për masat dhe mekanizmat të përshpejtojnë këtë proces të punës dhe substancën e gjithë kësaj çështje”, u shpreh ai./Express/
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.Ai thotë se Shtëpia e Bardhë po ofr...
UKRAINË- Trupat ruse kanë nisur një sulm në një teatër në qytetin ukrainas të Mariupolit, ku po strehoheshin rreth 1200 civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe t...
UKRAINË– Një autokolonë evakuimi nga qyteti Enerhodar në mes të vendit u vu nën zjarr duke plagosur 5 persona teksa po udhëtonte drejt qytetit të Zap...
VATIKAN– Papa Françesku recitoi një lutje për mëshirë të mërkurën, duke thirrur Zotin Jezus “të lindur nën bombat e Kievit”.“Na fal luf...
UKRAINË- Ukraina dhe Rusia duket se kanë bërë përparim të rëndësishëm në hartimin e një plani paqeje prej 15 pikash, sipas Financial Times.Plani kërkon, nd...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatjë fjalës së tij para Kongresit Amerikan (GOP) ka shfaqur një video që tregon si ka qënë Ukraina ...
MAQEDONIA E VERIUT– Vendimi i Qeverisë që uniformat e policisë të jenë në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë...
RUSI- Gatishmëria e Turqisë për të pritur një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar një armëp...
SHBA– Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ë, Merrick Garland dhe Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen u takuan sot me homologët në Evropë dhe Azi për të nisur ...
KOSOVË- Diskutimi për Projektkodin Civil, i cili ka nisur në seancën e Kuvendit të Kosovës pas prezantimit të shkurtër të materies së këtij Projektkodi nga...