All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

“Lajçak theu protokollin”, Bashkimi Europian shpjegon pse ai ishte ulur krah Vuçiçit

18 Korrik 2020, 14:57 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

BRUKSEL– Pavarësisht se është ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ishte ulur krah Aleksander Vuçiqit në takimin e 16 korrikut në Bruksel. Ngjitur me emisarin sllovak ishte ulur edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

Për kryeministrin e Kosovës ishte rezervuar një ulëse në anën e kundër të tavolinës. Në fotografi, Avdullah Hoti shihet i vetëm përballë presidentit të Serbisë dhe emisarit Special të BE’së.

Por pse ishte zgjedhur një mënyrë e tillë e uljes në tryezën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe pse Miroslav Lajçak ishte ulur krahë Aleksander Vuçiqit dhe pse ishte lënë vetëm Avdullah Hoti?

Zëdhënësja e BE’së, Nabila Massarali, thotë se caktimi i ulëseve është i njëjtë sikurse në të gjitha takimet paraprake, por thotë se janë bërë lëvizje për shkak të kufizimeve si pasojë e COVID-19 për të siguruar një ambient të sigurt të takimit.

“Caktimi i ulëseve është i njëjte sikurse në të gjithë takimet paraprake për dialogun, pro vetëm janë rregulluar për shkak të kufizimeve nga COVID-19 në mënyrë që të sigurohet në ambient i sigurt për takimin”, ka thënë Massarali për Gazetën Express.

Por, profesori i protokollit, Tomor Avdia, po thotë se mënyra se si ishte ulur Miroslav Lajçak përbën shkelje. Në një përgjigje për Express Avdia shpjegon se sipas protokollit Lajçak duhet të ulet në anën e djathtë të Borellit dhe në vijë të drejtë me të, por jo të dalë në pjesën e delegacionit të Serbisë.

“Është një vendosje e gabuar, me një përparësi të lehtë për palën tjetër. Kjo përbën shkelje, është një lloj shkelje, palët që ndërmjetësojnë, nuk ulen në krahun e atij që është palë në tavolinë”, ka shpjeguar profesori i protokollit.

Ai thotë se për të mos krijuar përparësi për asnjërën palë atëherë tavolina do të duhej të ishte e rrumbullakët.

Avdia thotë se pa dashur që të futet në interpretim politik, Borell do të duhej të ishte shumë i kujdesshëm rreth organizimit të atij takimit duke ofruar qasje të barabartë për të dy palët.

“Kur ndërmjetësuesi ka dy palë, duhet të jetë i kujdesshëm që të ketë rregulla të barabarta për të dy palët. Është thyerje procedurale dhe protokollare”, potencon ai.

Derisa thotë se pandemia nuk është arsyetim për një mënyrë të tillë të organizimit të takimit, pasi që ka mundur të vendoset një tavolinë tjetër e cila do të krijonte hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët.

E njohësi i zhvillimeve politike dhe studiuesi i mediave, Abit Hoxha, ka thënë se duhet t’i dërgohet një notë proteste Bashkimit Evropian për mos trajtim barabartë të dy palëve në negociata.

“Përfaqësuesi Special është ulur në anën e Vuçiqit, ndërsa Borelli ulet në krye të tavolinës, dhe Hoti ulet thuajse për një intervistë për punë në anën e kundërt të tavolinës”, ka thënë Hoxha për T7.

Ai thotë se një gjë e tillë do të duhej të ishte e papranueshme për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Lidhur me këtë takim të Hotit në Bruksel është komentuar shumë edhe fakti pse kreu i Qeverisë kosovare i ka folur serbisht Vuçiqit.

Këshilltari i Hotit, Visar Berisha, iu është përgjigjur këtyre zërave se Hoti atje nuk ka shkuar për spektaktël por për një paraqitje normale.

“Kacagjelosje për spektakël, jo faleminderit! Takimi i Brukselit ishte përfaqësim i parimeve te forta nga një kryeministri normal. Qe as nuk nxehet e as nuk ftofet nga përballjet informale korridoreve, te ndikuara nga prozhektoret e aparateve fotografike”, ka shkruar Berisha.

Një ngjarje tjetër në Bruksel e cila gjithashtu ka nxitur reagime në Kosovë, është edhe një fotografi e shkrepur në misionin e Serbisë në BE e  Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, me presidentin Serb, Aleksander Vuçiq. Në prapavinë e asaj fotografie shihet një libër me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

Këshilltarja e Varhelyi, Maja Kocijancic, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se fotografia nuk është bërë në zyrën e Komisionerit për Zgjerim dhe se ka qenë Aleksander Vuçiq ai që ka organizuar pritjen

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet