LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi i PD/Gjekmarkaj:Data 12 erdhi, lindi një forcë e re berishiste antiamerikane

12 Dhjetor 2021, 13:17 Nga DOSJA
Kuvendi i PD/Gjekmarkaj:Data 12 erdhi, lindi një forcë e re berishiste

TIRANË- Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për Kuvendin e djeshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Gjekmarkaj shkruan se edhe pse erdhi data 12 dhjetor, Lulzim Basha nuk u rrëzua nga posti i tij si kryetar i PD-së.

Por e vetmja gjë që ka nisur, sipas tij, është një forcë e re berishiste antiamerikane dhe këtë e tregon fakti, që 24 orë pas paralajmërimeve të forta të përfaqësuesit të departamentit të shtetit,Gabriel Escobar.  Gjekmarkaj gjykon se lëvizja tregoi shkakun se përse Sali Berisha ka nisur aksionin kundër Bashës, duke zbuluar edhe qëllimin e tij.

DEKLARATA E PLOTË:

PO. Kjo është e vërtetë, e djeshmja qe një dite historike 31 vjet më pas, themelimit të forcës se parë pro- amerikane dhe euro- atlantike- partisë demokratike! Dje lindi “partia” berishiste- “partia” anti- amerikane dhe anti – euro – atlantike! Ndodhi ajo që pata parashikuar, erdhi data 12, njerëzit ikën! Basha nuk u rrëzua. PD nuk u pushtua. As Ramën nuk e rrëzuan për fat të keq. Tashme Shqipëria ka jo vetëm një lider politik të shpallur NON- grata nga SHBA; jo vetëm një familje politike NON -grata, por edhe një organizatë politike anti- amerikane që siç ka thënë përfaqësuesi i departamentit të shtetit do të jetë së shpejti non- grata.
Fakti, që 24 orë pas para- lajmërimeve të forta të përfaqësuesit të departamentit të shtetit, Sali Berisha e bëri këtë, e tregon qarte qëllimin e tij: strukturimin e një force politike anti amerikane. Dhe në fakt i ka bërë një shërbim të madh Partisë Demokratike pro- amerikane të 11 dhjetorit 91, organizata berishiste anti amerikane e 11 dhjetorit 2021. Ngaqë e di që nuk kishte me vend në PD e idealeve të dhjetorit, në partinë studentëve, ai i ndërroi simbolet dhe vulën, dhe shpejt shumë shpejt, është një formalitet ligjor edhe emrin do ta ketë tjetër.

Kjo i jep fund një hipokrizie në jetën politike 30-vjeçare në ketë vend: po në Shqipëri tashme ka lider, familje dhe organizate politike anti- amerikan. Çka është legjitime për të gjitha ata që ndajnë këto ndjenja, qëllime dhe interesa anti – amerikane. Përfaqësimi politik anti- amerikan nga sot është jo vetëm tendencë, vullnet, por edhe një organizatë politike. Në këtë kontekst thashë mbrëmë që sado të mundohesh nuk jua ndryshon rrjedhën kur duan të bëhen të tillë, nuk janë si fëmijët që mësojnë. Kjo e plotëson hartën e liderëve dhe formacioneve politike anti – amerikane në Ballkan dhe ky është një realitet me të cilin, bashkë me aleatët tanë amerikanë duhet të merremi, ne si Parti Demokratike dhe ne si shoqëri gjithashtu.

Ç’është e vërteta, ky është produkt i përpjekjeve dhe motivimit personal të Sali Berishës, që pas 31 vjetësh doli hapur në misionin i tij me kaq ngulm, sigurisht i nxitur nga frika dhe i mbështetur fort nga trekëndëshi i Bermudës. Jam sigurisht mirëkuptues dhe aspak i lënduar nga disa qindra demokratë që duke u bërë bashkë me Sali Berishën, arsyet e tyre reale të pakënaqësisë ndaj Lulzim Bashës dhe PD, i janë bashkuar dje themelimit të asaj organizate. Ata janë demokratë, pro- perëndimorë dhe pro- amerikanë dhe janë aleatet e mi, aleatët e PD në një mision të madh: Mbrëmë e kisha dhe sot e kam atë shqetësim, për mua edhe 100 demokratë janë shume dhe duhet ndjekur çdo rrugë për t’i ripatur dhe s’ka rëndësi kush ndihet më i fortë ku padyshim janë forcat properëndimore.
Nuk mundem të mos shfaq shqetësim e mërzi, dilema kur duhet të votoj për të marrë vendime për koleget e mi. Por kur nuk ke shteg tjetër aty do kalosh. Nuk do të rresht asnjë çast për të theksuar nevojën jetike për dialog, ndaj duhet angazhim intensiv nga lidershipi dhe nga Lulzim Basha të cilin e kam mbështetur edhe në mënyrë kritike, por pa ekuivok në këtë betejë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Demokratët duan rrëzimin e Edi Ramës dhe janë kundër çdo organizate anti- amerikane të Sali Berishës dhe katandisjen e saj atje ku e meriton vendin në histori, sepse çdo anti- amerikan, aq më tepër anti- amerikanizmi i strukturuar i Sali Berishës janë thjesht dhe pastër ANTI- SHQIPTARIZEM! Më datë 18 në Kuvendin e saj Kombëtar, Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë vullnetin e saj properëndimor të vetin dhe të shumicës së shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj kuvendi i pd kuvendi i pd 11 dhjetor 2021 agron gjekmarkaj kuvendi i pd kuvendi i pd 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet