Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Pas më shumë se 5 orësh debate Partia Demokratike dhe maxhoranca kanë “vulosur” me 118 vota pro zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut (KPK dhe KPA). Nga votimi i fshehtë që u zhvillua në Kuvend ditën e sotme dolën vetëm 4 vota abstenim, ndërsa vota kundër nuk ka pasur! Procesi i votimit u braktis nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërsa as Edi Rama, personi që më shumë e kërkoi zgjatjen e afateve, duket se kishte vendosur që të kishte prioritete të tjera. Deri më tani mësohet se vetëm deputeti i LSI-së, Agron Çelaj votoi “pro”, duke shënuar një tjetër “rrjedhje” të papritur nga opozita në Kuvend, ndërkohë që vota për Ramën në kuti kanë çuar edhe aleatët e Partisë Demokratike.
Ndërkohë që organet aktuale kanë kohë për të ushtrur mandatin e tyre deri në qershor të 2022, kohë kur mund të hetojnë ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të çdo hetuesi e gjyqtari në vend, duke përdorur si alibi për vonesat e tyre pandeminë e koronavirusit. Pandemia sipas tyre nuk u la kohën e mjaftueshme për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve. Ndërkohë që në librin themeltar të shtetit, Kushtetuta, është parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Me ndryshimin e Kushtetutës mandati zgjat deri në dhjetor 2024. Bashkarisht me këto ndryshime, deputetët dhanë votën pro edhe për ngritjen e dy komisioneve, komisionit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Po ashtu, gjatë seancës së sotme deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi nga kolegët e saj të votojnë pro duke kërkuar që të hidhet vota në mënyrë që të pranohet ngritja e komisioneve për Reformën territoriale dhe atë Zgjedhore. Por gjatë debateve Tabaku dhe Manja i kanë kujtuar njëri tjetrit zgjedhjet në bashkinë Dibër, ku demokratja tha që PS të lejë të qetë procesin në të kundërt do të dalë sërish në përgjime. Kjo është kundërpërgjigjur nga Manja dhe Spiropali duke i kujtuar Lulzim Bashës prokurorët belg të ardhur në Tiranë për çështjen e Toyota Yaris dhe që duan ta marrin në pyetje kryedemokratin. Kjo ka sjellë kundërpërgjigjen e Bashës, i cili i është përgjigjur me ironi Manjës duke thënë që të çojë cigare dy shokëve të tij në burgun 313, duke iu referuar Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit. Nga ana tjetër, në fjalën e saj në Kuvend, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi hodhi dyshime të forta për ndërrimin e çuditshëm sipas saj të mendjes së Lulzim Bashës për të votuar vettingun, duke përmendur edhe marrëveshjen e 17 majit të vitit 2017 dhe mbërritjen e prokurorëve belg në Tiranë që kanë ardhur të hetojnë dosjen “Toyota Yaris”. Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka bërë atë që ai e quan bilancin e vettingut deri tani, duke akuzuar se shqiptarët kanë humbur të drejtën për gjykim të drejtë, deklaroi votën kundër.
Teksa mbronte qëndrimin e tij kundër, Berisha është “kapur” me ministren për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropalin dhe deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Berisha ka akuzuar opozitën se po bashkëqeverisin me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që e cilëson vetën dhe mbështetësit e tij si të vetmit frymë opozitare në seancën e sotme plenare. Ndërkohë që Salianji në fjalën e tij, pa e përmendur me emër Berishën, tha se e vetmja mënyrë për të luftuar kryeministrin Edi Rama ishte me ndihmën e ndërkombëtarëve. Sipas tij, Berisha kërkonte izolimin e PD-së nga ndërkombëtarët. Por kjo nuk ishte përplasja e vetme, pasi replika kishte dhe Berisha me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa ky i fundit me demokraten Jorida Tabaku. Akuzat e forta kanë shoqëruar të gjithë interpelancën për portin e Durrësit mes deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Në fjalën e tij, demokrati renditi një më një të gjithë faktet që sipas tij bëjnë portin e Durrësit, duke pretenduar se i gjithë investimi i kishte kaluar një kompanie fantazmë, ndërsa shtoi se porti rrezikonte edhe marrëdhëniet me aleatët dhe cënon sigurinë kombëtare si edhe atë të NATO-s pasi konsiderohet si porti i vetëm në rajon që ka kapacitetet për dislokimin e trupave të kësaj aleance në Mesdhe. Ndërkohë që Balluku nga ana e saj, tha se investimi në Portin e Durrësit vjen nga kompania Syphony, pranë e Mohamed Alabbar, duke renditur edhe shifrat e të punësuarve në projekt, duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Po ashtu, ajo shtoi se problemi i vetëm për opozitën ishin prishjet e balancave për trafiqet, por nuk përmendi detaje të tjera. Teksa debatet zhvilloheshin brenda në sallë, edhe jashtë nuk ishte më qetë. Jashtë godinës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama takoi banorët e zonës së “5 majit”, duke i ftuar në takim.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Zgjatja e vettingut/ Çela pro, kush janë 4 deputetët që abstenuan sot në Kuvend
Miratohet zgjatja e mandateve të Vettingut, 108 pro, 4 abstenime, 0 kundër
Miratohet zgjatja e mandateve të Vettingut, 108 pro, 4 abstenime, 0 kundër
“Rama “bleu” opozitën”/ Balla: Marrëveshje “overnight”? E refuzoj me përbuzje
Votuan ‘pro’ Vettingut/ Enkelejd Alibeaj: Ishim kundër, e bëmë për interesin publik
Zgjatja e organeve të Vettingut/ Shehi i pavendosur, do flasë njëherë pastaj…
Harta gjyqësore, Korreshi: Doni që gjyqtarët të mos djersisin e as tu digjen gomat
Mbështetësit e Berishës nuk marrin pjesë, ç’ndodh me aleatët, Mediu futet në Kuvend
Zgjatja e afatit të organit të vettingut, Agron Duka voton pro
Flamur Noka konfirmon për Dosja.al: Nuk marrim pjesë në votim!
VD-LSI doli nga Kuvendi, Kryemadhi: Agron Çela votoi pro, unë abstenoj
Vettingu/ Kuvendi përgatitet për votim të fshehtë, LSI braktis seancën
Vettingu/ Kuvendi përgatitet për votim të fshehtë, LSI braktis seancën
Vettingu, Kryemadhi ‘thumbon’ Bashën’: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belgë
Zgjatja e vettingut, Kryemadhi: Vota pro e PD i shërben drejtësisë apo 17 majit?
Salianji: S’ka marrëveshje të fshehtë me PS, reformat miratohen sot
Berisha i bën BILANCIN Vettingut: U mbajt Sadushi, dosjet i merr ish-gruaja e Ramës
Basha vë rregull në Kuvend, e ka me Ulsi Manjën: Atij i jepet fjala 15 herë
“Negociata” në Kuvend! “Të besuarit” e Berishës në fund të sallës, takojnë aleatët
I nxjerr VIDEO, Basha ul kokën! Vettingu, Berisha pushton Foltoren:Ta sqaroj pak…
Berisha sherr me Salianjin: Ta sqaroj pak zotërinë, të intereson gjysma e bravës…
‘Skënderbuçi’/ Spiropali SHERR me Berishën në Kuvend:Je përgojues! Demokrati i çohet
‘Don Agaçi dhuratëmadhi’/ Berisha kërkon Ramën: S’ka ardhur, e dinte se do ia thoja
Spiropali: S’kanë faj prokurorët belg që vijnë për Bashën
VD-Basha paralajmëron Manjën: Je përkëdhelur, por kujto Tahirin, pas tij je dhe ti..
VD-Berisha i kërkon llogari për Vettingun,Manja s’replikon: Vjen nga bota e përtejme
VD-Berisha “bombardon” Ulsi Manjën: Ku është Vettingu i Sadushit, Pupës e Pandës?
VD-Basha i kaloi pas shpine,Berisha ‘meket’: Armiku më i rrezikshëm të rri mbrapa…
Basha pro zgjatjes së Vettingut, Berisha: Kjo është bashkëqeverisja pra, unë kundër
VIDEO-MOMENTI/ Berisha flet para Kuvendit, Basha i kalon me “Range” pas shpine
VD-Shembjet tek “5 maji”, Berisha paralajmëron nismën: Duam mbrojtjen e banesave
‘Iu prishen linjat e trafiqeve’/Porti i Durrësit,Balluku e akuzon,Xhaferri:Kam ca…
Kompania ‘fantazmë’ merr portin e Durrësit, Balluku: Do bëhet nga ‘Emaar Group’
Porti i Durrësit, Xhaferri rendit faktet: Aferë korruptive, cënon sigurinë kombëtare
‘Do ndërtoni port jahtesh në Rodon’/ Xhaferri i afrohet Ballukut: Ngrije kokën!
‘Nismat ua bllokoi PS, pse po jepni votën?’/ Basha: Tani kemi krah aleatët
Pro Vettingut, Basha: Votojmë ngritjen e 2 komisioneve, Zgjedhoren dhe Territoralen
VD-Basha ‘PRO’ Vettingut/ Vasili: Nuk kam lidhje me të, jashtë interesit tim
Basha i dorëzohet Ramës! ‘Pro’ shtyrjes së Vettingut për Territorialen e Zgjedhoren
(k.m)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është marrë në pyetje si person në dijeni nga prokurorët belgë për ngjarjen në fj...
TIRANË– Një grup prokurorësh kanë udhëtuar nga Belgjika drejt Tiranë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris...
TIRANË-Një moment interesant u pa pasditen e sotme në kohën kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke folur jashtë dyerve të SPAK. Disa të burgosur nga par...
LEZHË– Amaros Deda, 33 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Lezhës pasi shkoi në gjendje kritike për jetën me plagë të shkakt...
LEZHË – Vdekja e Amaros Dedës ka tronditur pa masë familjarët e tij në Shënkoll të Lezhës. Në banesën e 33-vjeçarit kanë mbërritur disa makina...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet prej disa orësh në godinën e SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me 3.4 milionë eurot që u gj...
TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës kanë vendosur që betejën me Bashkinë Tiranë ta zhvendosin përpara organeve të drejtësi...
KORÇË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën 1 këmbësor, i cili është përplasor nga një makinë...
KORÇË- 20-vjeçari shqiptar që mori pjesë në sulmin vrasës ndaj Alkis Kampanos, Roxhers Demirazi shprehu frikën e tij për gjithçka që n...
TIRANË– Lorena Nikolla, një nga banoret e lagjes “5 Maji” që zhvilloi sot një takim me kryeministrin Edi Rama e zëvendëskryetarin e Bashkisë Tiranë, ...