LIVE UPDATES
Aktualitet

Me dokumenta të rregullta, por policia i bllokon makinën dhe dërgon çështjen në prokurori

24 Mars 2022, 20:40 Nga DOSJA
Me dokumenta të rregullta, por policia i bllokon makinën dhe

LUSHNJE- Emisioni “Stop” ka shkuar në aksin Lushnje-Fier, tek vendi i njohur si “pushimi i shoferëve”. Ledion Toshkollari tregon se është shofer taksie që paguan gjithë taksat. Në Shkurt blen në Gjermani një mjet të tipit “Volsvagen Sharan” duke paguar doganën e prerë siguracionin. Kur do ta çonte makinën për kontroll fizik, kapet nga policia e Fierit dhe i bllokohet automjeti, pasi dilte “alert” në sistem.

Ledioni thotë se u paraqit në komisariat ku qëndroi një orë, por makinën nuk e mori dot. Aty u mor në pyetje nga OPGJ Arben Mihaj, dhe materialet iu kaluan prokurorisë. Ledioni ka mësuarse prokurori i çështjes është caktuar Andi Bogace, por megjithë shkresat që ka bërë, nuk i kanë sqaruar asgjë. E vetmja gjë që ka dëgjuar në korridoret e komisariatit është se akuzohet për trafik.

Gazetarja: Cili është problemi juaj dhe pse jeni drejtuar tek emisioni “Stop”?

Denoncuesi: Unë quhem Ledion Toshkollari dhe kam blerë një makinë në Gjermani në datën 26, të tipit “Volsvagen Sharan”. Në datën 26 shkoj në Durrës dhe i bëj dhe doganën dhe nga momenti që bëj doganën, pres dhe siguracionin e mjetit dhe nisem për ta dërguar në fshatin tim që banoja. Dhe shkoj në datën 27 shkoj në Fier për të bërë target e mjetit ta pajisja me licencë, bëj dhe kontrollin fizik. Rrugës duke ardhur tek targat, tek KSHA-ja, te Drejtoria e Përgjithshme, më ndalon Policia Rrugore në Fier. Më thotë më jep pak dokumentat e mjetit. I them që jam në procedurë letrash, po shkoj për tek targat.

Gazetarja: Po në atë periudhë, çfarë letrash kishe?

Denoncuesi: Çdoganimin e mjetit, kisha kontrollin fizik lart, kisha dhe akt-shitblerjen, ja ku e kam dhe akt-shitblerjen dhe certifikatën e mjetit. I kam të gjitha dokumentat dhe më del e vjedhur makina.

Gazetarja: Po pse të del e vjedhur?

Denoncuesi: Kështu thonë.

Gazetarja: A e kishit nisur procesin e targimit, nëse do të rezultonte e vjedhur, ti nuk do të merrje ato targat e provës?

Dononcuesi: Po, kështu më thanë. Nëse është e vjedhur, ti nuk i merrje.

Gazetarja: Nëse do të ishte e vjedhur do t’i dilte “alert” dhe Drejtorisë së Shërbimit Rrugor apo jo?

Denoncuesi: Po, e vërtetë. Është çudi thotë sepse kam bërë dhe targat.

Gazetarja: Si justifikohet Policia Rrugore e Fierit?

Denoncuesi: Nuk më japin përgjigje. Shkoj atje, më thonë se del “alert” makina, e bllokuar.

Gazetarja: Si e ndoqe këtë rast?

Denoncuesi: Unë shkova për të marrë makinën dhe më thotë oficeri i policisë, Arben Miha, më thotë që ka dalë në “alert” makina. Unë qesha, normal që qesha. I thashë “çudi bëj, kam bërë dhe targat”. S’ka problem thotë. I thashë: Po si e kalova doganën?! E ke korruptuar doganën më thotë oficeri i policisë.

Gazetarja: Po e quajmë të mirëqënë këtë që mund ta kesh korruptuar doganën, edhe Drejtorinë e Shërbimit Rrugor që të kanë pajisur me targa?!

Denoncuesi: Drejtoria e Shërbimit më thotë që në momentin që të kam dhënë targat këtu, unë jam këtu që të bllokoj mjetin. Shikoj doganën, shikoj dhe nëse është e kërkuar makina diku se në të kundërt nuk të pajis me targa, më thotë.

Gazetarja: Ty të është bllokuar që me datë…?

Denoncuesi: Që në datën 27 Shkurt. Nuk më thonë asnjë informacion. Shkoj atje dhe iu kërkoj dokumente dhe iu them se për çfarë arsye mbahet ky mjet akoma tek Policia Rrugore në Fier, nuk më japin përgjigje. Shko në prokurori më thonë.

Gazetarja: Mesa po kuptoj, çështja paska vajtur në prokurori. Kush është prokurori i çështjes?

Denoncuesi: Andi Bugace. I kam bërë dhe kërkesë prokurorit se për çfarë arsyeje, që të marr informacion. Akoma nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje. Mua më duket shumë i çuditshëm ky rast sepse që nga moment që është bërë dhe me targa, është shumë absurde.

Gazetarja: Kur ke vajtur për t’u interesuar në Policinë Rrugore, ke zbuluar ndonjë gjë vetë?

Denoncuesi: Vetëm kam dëgjuar që është e bllokuar në kështu trafiqe.

Gazetarja: Në trafiqe drogE?

Denoncuesi: Nuk e di.

Gazetarja: Ti je drejtuesi i mjetit apo jo? Nëse do të ishte bllokuar makina për trafik, besoj se ti do të haje burg sot?

Denoncuesi: Po, duhet të isha në burg.

Gazetarja: E zëmë se nuk je ti personi që nuk je marrë me trafik, por ka qenë një pasagjer?

Denoncuesi: Isha vetëm në makinë, nuk kisha fare njerëz të tjerë. Isha vetëm unë.

Gazetarja: Nuk e kuptoj, ti je i lirë, çne?! Mos ke ndodnjë makinë piloti ti që ecën vetë kjo, bën trafiqe vetë?!

Denoncuesi: Iu drejtova emisionit “Stop” për të ma zgjidhur këtë problem se nuk kam çfarë bëj ndryshe. Unë jam dhe shofer taksie dhe prandaj e mora dhe atë makinën me më shumë vende për ta bërë taksi me më shumë vende me targa të verdha.

Gazetarja: Pra, përveç “Volsvagen Sharan” ke edhe këtë tjetrin?

Denoncuesi: Po, i kam të dyja makinat, me dokumenta të rregullta, me taksi me licencë. Bëj transport publiK.

Gazetarja: Jo trafik?!

Denoncuesi: Jo, trafik. Trafik publik, por të ligjshëm.

Gazetarja e Stop komunikon me OPGJ Arben Mihaj dhe ky i fundit i thotë se çështja ka vajtur në prokurori dhe është në hetim.

Gazetarja: Përshëndetje, Z. Mihaj si jeni?

Arben Mihaj: Mirë!

Gazetarja: Unë jam Odeta, gazetarja e emisionit “Stop”.

Arben Mihaj: Kam respekt të veçantë për ty! Më dëgjo me kujdes! Mua, për sa kohë çështja është në hetim nuk më lejohet të jap prononcim. Për gjithçka mund të merrni tek Policia e Qarkut çfarëdolloj informacioni!

Gazetarja: Komunikova pak me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe zotëria i ka targat. Në sistemin e DRSHP është në rregull. Pse ju del “alert” juve?

Arben Mihaj: Odeta, të lutem edhe njëherë! Mund të kontaktosh me personin, zëdhënësen në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier për të marrë një informacion shtesë! Është çështja në hetim!

Pas interesimit me zëdhënësin e Policisë Vendore Fier, Egi Doko, gazetarja meson se njëri nga policët që ka qenë në detyrë ka parë mjetin në rrugë, ka raportuar në radio dhe targat e mjetit në fjalë janë identike me një motomjet Yamaha, ndaj dhe është bllokuar makina. Në këtë pikë policia i ka nisur shkresë Interpolit dhe ka marrë përgjigje, se çdo gjë është në rregull. Tani problemi është, se rasti ka shkuar në prokurori dhe duhet të vendosë prokurori për kthim sendi.

Zëdhënësja, Egi Doko: Jam duke e verifikuar, se fola me Shefin e Krimit të Organizuar dhe po merret ai. Do të kthejë ai përgjigje. Mirë Odetë, mos u mërzit! Sa të më kthejë një përgjigjie, do mundohem të ta kthej sa më shpejt edhe unë!

Gazetarja: Okey.

Zëdhënësja, Egi Doko: Atëherë, automjeti është sekuestruar, pasi dyshohej, se mund të ishte i vjedhur, duke qenëse targat e këtij i përkasin një motomjeti tjetër. Është bërë kërkesë tek Interpoli për verifikim, dhe Interpoli ka kthyer përgjigjie, që automjeti nuk është i vjedhur. Tani pritet përgjigjia nga Prokuroria dhe materialet i janë referuar Prokurorisë! Në momentin që prokurori thotë t’i kthehet sendi, atëherë do t’i kthehet sendi. Nuk është problemi dhe pengesa tek neve. Ideja është, që duhet të vijë një përgjigjie nga Prokuroria, që t’i kthejmë sendin!

Gazetarja: Polici në fjalë ku u bazua që ishte e vjedhur?

Zëdhënësja, Egi Doko: Po, po del në sistem, që targat e këtij automjeti, janë targat e një motomjeti tjetër. Po pra, kjo targa, kjo: KMN223, që e ka ky automjeti “Volsvagen” rezulton, që ishin targat e një motomjeti tip “Yamaha”.

Gazetarja: Dhe po të ishin të njëjtat targa, si do e bënte këtë gabim Drejtoria e Transportit?

Zëdhënësja, Egi Doko: Po, atë nuk e di!

Gazetarja: Në Drejtorin e Shërbimit Rrugor del çdo gjë në rregull.

Zëdhënësja, Egi Doko: Del mjeti i vjedhur! Kështu del në sistem!

Gazetarja: Te cili sistem? A keni nëj ssitem ju dhe Drejtoria e Shërbimeve Rrugore?

Zëdhënësja, Egi Doko: Tani, unë këto detaje nuk i di!

Gazetarja: Si afat prokurori e ka nga 3 muaj deri në 6 muaj për të dalë me një vendim.

Zëdhënësja, Egi Doko: Po të bëjë një kërkesë atje!

Gazetarja: E ka bërë personi kërkesën edhe tek ju dhe tek prokuroria. Tani, brenda mundësive, juve si Komisariat duke qenë se e keni bllokuar sepse keni dyshuar për këto targa. Tani, a mund t’i bëni një kërkesë prokurorit që ai prokurori të dali formalisht me një vendim sepse nuk ka se çfarë të hetojë ai në këtë rast dhe të shkurtohet procedura.

Zëdhënësja, Egi Doko: Po mirë Odetë! Të lutem, do më kujtosh ditën e mërkurë!

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mihaj ledion toshkollari arben mihaj ledion toshkollari

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës