LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush ishte “Kakuja”,motra rebele e Kadaresë,mikesha: Fenomen, u përcoll si princeshë

11 Shkurt 2022, 09:04 Nga DOSJA
Kush ishte “Kakuja”,motra rebele e Kadaresë,mikesha: Fenomen, u

TIRANE- Nadire Buzo, një nga mikeshat e Kadrije Kadare, motra e shkrimtarit Ismail Kadare, ka ndarë përjetime nga njohja e saj me të. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e quan atë “fenomeni Kaku”. Teksa i bën një profil të detajuar natyrës së 87-vjeçares, mikesha e saj thotë se ajo u përcoll për në banesën e fundit, si një princeshë.

POSTIMI I PLOTE:

Lamtumirë mikja ime e mirë Kakuja! Fragment…. Më pëlqen shumë të përdor shprehjen Kadaretë. Pasi përveçse nuk i ndaj dot nga respekti dhe dashuria Zotin Kadare dhe Helenën, e dua shumë edhe Kakunë (motrën Kadrie Kadare). Eshtë një fenomen Kakuja. E zgjuar e ditur, ekspresive, tepër e këndëshme, rrebele dhe e pakapshme. Po u takove me Kakunë edhe tre orë të duken si tre minuta. Të mahnit, aq shumë gjera di, dhe tregon për artin dhe letërsinë. Mban mend gjithçka lexon, citon fragmente të tëra përmendësh nga librat e letërsisë botërore dhe çdo bisedë e lidh me to. Por ta kërkosh është e vështirë ta gjesh. I them shpesh; shyqyr që nuk u bëre shkrimtare, se ty, s´do kishte njeri në botë të të kapte. Po nëse e gjen, habitesh se si shkon koha. Sikur lexon një enciklopedi. Njëherë më dhuroi dy libra, “Mosmarrveshja” dhe “E Penguara”, megjithëse i kisha librat, ishte dëshirë e saj dhe i pranova duke ju lutur të më shkruante një dedikim mbi to. Mezi pranoi, dhe shkroi: “ Nadire edhe unë jam një Kadare”. Unë e di këtë i them, di dhe si e ke emrin e vërtetë. Kështu të thërrisnin mbeskat, Gresa dhe Besiana kur ishin të vogla. Por poshtë te dritarja mua më pëlqen të thëras Kakuuujaaaaaaa! Do na mungojë Kakuja, mua dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të. Po më fort, vëllait Gjeni dhe Helenës me të cilët kaloi së shumti jetën. Ata u kujdesën fort për rrebelen e tyre te dashur. E cila si motra e madhe nuk e përballoi dot humbjen e vëllait të vogël doktor Shahinit, i cili, kujdesej për të në mungësë të Z. Kadare. Edhe sot Kakuja, u përcoll si një Princeshë, në banesën Qiellore, prej të dashurve të saj të zemrës, Zotit dhe Zonjës Kadare. Miqve të mirë që nuk i përmbanin dot lotët. “Perëndia qoftë me ne, kur prap Takohemi!”

Kadrije Kadare u nda nga jeta pasditen e djeshme. Ajo u varros në Tiranë nga vetë shkrimtari dhe e shoqja Helena. Një muaj më parë, shkrimtari humbi edhe të vëllain Shahin Kadare. Kadrije njihej në rrethet letrare në Tiranë si “Kakuja”, ndërsa kishte punuar si redaktore letrare në shtëpinë botuese “Onufri” dhe në disa nga gazetat kryesore në Shqipëri.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ismail kadare kadrije kadare vdes kadrije kadare ismail kadare kadrije kadare vdes kadrije kadare

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë