Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Adrian Dida dhe Anesti Pinderi janë dy të rinjtë që u arrestuan ditën e sotme nga policia e Tiranës. Pas finalizimit të operacionit “Thread”, të rinjtë u arrestuan teksa po shpërndanin kokainë në bulevardin “Zhan D’Ark”. Brenda automjetit të Pinderit u gjet lënda narkotike. Mësohet se Dida pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste Pinderit i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.
Policia sekuestroi pas finalizimit të operacionit 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Thread”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohen 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, katër aparate celulare, dy automjete dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thread”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç, banues të dy në Tiranë. Shërbimet e Policisë i kanë lokalizuar dhe kanë kapur në flagrancë këta dy shtetas, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. D., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban në faqe kryesore detaje të reja nga arrestimet që po bëhen në...
SPANJË– Dhjetë shqiptarë janë arrestuar si anëtarë të dyshuar të një organizate kriminale në Spanjë, që merrej me kultivimin dhe shitjen e marijuanës...
ELBASAN– Zjarr në një magazinë në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Labinot Fushë. Magazina u përfshi nga flakët dhe sipas policisë nuk...
GREQI– Një tjetër person i dyshuar në vrasjen e Alkis Kampanos do të vihet në pranga. Mediat greke raportojnë se ka dyshime për përshirjen e një të 12-ti ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se prokurorët belgë i bënë tre 3 pyetje kryedemokratit Lulzim Basha, dëshminë e të cilit e kanë kërkuar për...
GREQI– Në një kohë kur shoqëria greke është tronditur nga zhvillimet rreth vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos, një tjetër rast i dhunës mbi tifo...
TIRANË– Dita e fundit e javës do të mbyllet me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ...
Shqipëria është përmirësuar për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur The Economist, duke u renditur në vendin e 68...
TIRANË – Janë zbardhur disa nga pyetjet që iu bënë nga prokurorët belgë në SPAK kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe përgjigjet e këtij ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se në 20 qershor 2018 tha se drejtori i Policisë së Shtetit në atë kohë Ardi Veliu ka marrë një mesazh nga nj...