LIVE UPDATES
Bota

Kush është Hunter Biden dhe përse po sulmohet ai?

6 Tetor 2019, 15:21 Nga DOSJA
Kush është Hunter Biden dhe përse po sulmohet ai?

SHBA –Vendimi i tij për të qëndruar larg vëmendjes erdhi në mesin e një vale shkrimesh të sikletshme për jetën e tij të trazuar personale, alkoolin dhe varësinë nga droga, dhe vendimet e debatueshme të biznesit. Megjithatë, përpjekjet e tij për të mbajtur një profil të ulur, për të ndihmuar babanë e tij në përpjekjen e tij të tretë dhe me sa duket të fundit për presidencë, rezultuan të pasuksesshme.

Për muaj të tërë, Presidenti Donald Trump ka kërkuar të minojë kandidaturën e përparuar të Joe Biden-it për të fituar emërimin e partisë demokrate duke sugjeruar praktika të pabaza korruptive të bëra nga Joe dhe Hunter Biden.

Me Dhomën e Përfaqësuesve që po kryen tani një hetim për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit lidhur me përpjekjet e Trumpit për të inkurajuar ndërhyrjen e Ukrainës në zgjedhjet amerikane në vitin 2020, Presidenti, i përgatitur për betejë, po i bën thirrje të hapur Ukrainës dhe Kinës që të hetojnë Joe dhe Hunter Biden për akuza të kundërshtuara prej kohësh ose për të cilat mungojnë prova.

Thirrje për hetim

Thirrjet e guximshme të Trumpit për hetime janë një përpjekje e hollë dhe e maskuar për të larguar vëmendjen armiqësore ndaj tij, dhe nuk ka të ngjarë të ngadalësojnë hetimin e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve, që mund të përfundojë para fundit të vitit. Por edhe disa nga kritikët e presidentit Trump e pranojnë se ka më shumë se një zhurmë të papërshtatshme për shfrytëzimin e emrit të familjes nga Hunter Biden për të kapur pozicione shumë fitimprurëse, ndërsa babai i tij shërbeu në Senat dhe më vonë si nënpresident.

Këto përfshijnë pozicione me një firmë private investimesh, partnerët e së cilës përfshinin subjektet kineze, menjëherë pasi ai vizitoi Kinën me babanë e tij në vitin 2013 dhe një pozitë në kompaninë më të madhe ukrainase të gazit natyror në prill 2014 ndërsa Joe Biden ishte njeriu i administratës Obama për Ukrainën.

“Realiteti është se emri të hap derën dhe ti po e përdor emrin e famshëm si një klient privat,” thotë Meredith McGehee, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Issue One, në Uashington.

Hunter Biden, 49 vjeç, ndoqi atë rrugë për karrierën e tij.

Më i riu nga dy djemtë e Joe Bidenit, Hunter Biden lindi në vitin 1970, kur babai i tij, asokohe avokat, shërbente në Këshillin Bashkiak në Nju Kasëll të shtetit Delauer. Kur Hunter ishte 2 vjeç, ai i mbijetoi një aksidenti automobilistik që vrau nënën dhe motrën e tij dhe la Hunterin dhe vëllain e tij të madh, Beau Biden, të plagosur keq.

“Kujtimi im i parë,” tha Hunter në funeralin e vëllait të tij Beau në vitin 2015,

“është kur ishim në spital në krah të njëri tjetrit. Isha gati 3 vjeç. E mbaj mend vëllanë tim, i cili ishte një vit e një ditë më i madh se mua, që më mbante dorën, në shikonte në sy dhe më tha, të dua, të dua, të dua. Dhe e përsëriti këtë disa herë.”

Droga, alkooli

Ashtu siç ka treguar për revistën New Yorker në disa intervista Hunter Biden, filloi të pinte në shkollë të mesme, dhe pastaj përdori drogë në kolegj, vese që rënduan në jetën e tij ndërsa u përpoq për gati një dekadë të largohej prej tyre.

Hunter Biden u martua i ri, vetëm një vit pas kolegjit në vitin 1993. Martesa e tij 24-vjeçare përfundoi në një divorc të hidhur në vitin 2017, duke dhënë material për revistat rozë rreth një jete me “drogë, alkool, prostituta dhe klube striptizmi”.

Përgjatë karrierës së tij – si avokat, bankier dhe konsulent — Hunter është akuzuar se ka përdorur emrin e babait të tij.

Megjithëse nuk ka dalë asnjë provë për shkelje, kritikët kanë shtruar pyetje në lidhje me disa pozicione që nuk do të ishin të mundura për një person me më pak famë:

* Në 1998, Hunter Biden mori një vend pune si drejtor i politikës së tregtisë në Departamentin e Transportit pasi Sekretari i atëhershëm i Tregtisë William Daley, i cili kishte shërbyer në fushatën presidenciale të Bidenit në 1987, ndërhyri në emër të tij.

* Në vitin 2000, Hunter Biden u bashkua me një grup të ri lobimi në Uashington të themeluar nga një ish-vullnetar i fushatës presidenciale të Bidenit, i specializuar në përfaqësimin e universiteteve dhe spitaleve.

* Në vitin 2008, banka më e madhe e Delauerit punësoi Hunter Bidenin, një veprim që Joe Biden i ka dalë në mbrojtje.

* Në vitin 2013 dhe 2014, ndërsa Joe Biden ishte nënpresident, Hunter Biden hyri në marrëveshje biznesi që kanë shkaktuar sulmet e fundit mbi të dhe të jatin.

Në vitin 2013, Hunter Biden u bashkua me bordin e BHR Partners, një fond privat investimesh krijuar nga bankieri kinez i investimeve Jonathan Li dhe të tjerë, për të investuar fonde kineze në kompani jashtë Kinës.

Kur nënpresidenti Biden udhëtoi në Kinë më vonë atë vit, Hunter Biden e shoqëroi atë në Air Force Two, duke u takuar me Li dhe partnerin e tij dhe duke bërë të mundur që zoti Li të shtrëngonte duart me babanë e tij.

Incidenti nuk bëri lajm në atë kohë, por qysh atëherë ka ngjallur akuza të pa vërtetuara nga presidenti Trump dhe të tjerë se Hunter Biden e përdori udhëtimin për të mbledhur 1.5 miliardë dollarë fonde, një teori konspirative që doli së pari nga shkrimtari konservator Peter Schweizer.

Interesat e biznesit me Kinën

Avokati i Hunter Biden-it, George Mesires, nuk iu përgjigj pyetjes për interesat e biznesit me Kinën, por ai është shprehur më parë se Hunter nuk paguhej për rolin e anëtarit të bordit, nuk bëri ndonjë biznes gjatë udhëtimit dhe nuk përfitoi nga kompania deri kur babai i tij u largua nga posti në vitin 2017.
Por në prill 2014, vetëm dy muaj pas protestave që larguan nga pushteti Presidentin prorus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, pas sugjerimit të një partneri Hunter Biden u bë anëtar bordi i Burismas, një kompani gazi natyror të themeluar nga Mykola Zlochevsky, aleat i Yanukovych-it. Një tjetër anëtar bordi i profilit të lartë ishte ish-Presidenti polak Aleksander Kwasniewski.

Në atë kohë, Nënpresidenti Biden drejtonte përpjekjet e administratës Obama për të forcuar qeverinë e re të Kievit. Me nxitjen e administratës Obama, qeveria e re po hetonte nëse Zlochevsky pati shfrytëzuar postin për të përfituar financiarisht kompania Burisma.

Emërimi i Hunter Biden-it, një person pa eksperiencë në Ukrainë apo në energjitikë, në bordin e Burismas ngjalli pikëpyetje mes aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Ishim vërtet të irrituar që shikonim emra të tilë dhe nuk ishte vetëm Hunter Biden”, tha Daria Kaleniuk, drejtore ekzekutive e Qendrës së Veprimit Antikorrupsion në Kiev. Së bashku me aktivistë të tjerë, ajo u takua me Joe Biden-in gjatë vizitës së tij në Ukrainë në mars 2014.

Ngjarjet në vazhdim janë në epiqendër të akuzave të pabazuara se Joe Biden shfrytëzoi postin e tij për të mbrojtur interesat e biznesit të djalit të tij në Ukrainë.

Në dhjetor 2015, nënpresidenti Biden udhëtoi drejt Ukrainës ku i dha një ultimatum Presidentit Petro Poroshenko për të shkarkuar kryeprokurorin e atëhershëm Viktor Shokin. Në të kundërtën, do të humbeshin 1 miliardë fonde ndihmash amerikane.

Dy muaj më vonë, zoti Shokin dha dorëheqjen pas presionit nga parlamenti i Ukrainës.

“Epo më në fund u shkarkua”, tha Joe Biden ndërsa iu kujtua ngjarja gjatë një aktiviteti në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë në vitin 2018.

Largimi nga kompania Burisma

Hunter Biden vazhdoi si anëtar bordi, funksion për të cilin u njoftua se paguhej 50 mijë dollarë në muaj. Por, ndërsa Joe Biden përgatitej të shpallte kandidaturën në muajin prill, Hunter Biden u largua pa zhurmë nga kompania Burisma.

Disa javë më vonë, ish-kryeprokurori i hatërmbetur Shokin, pretendoi se Joe Biden mundësoi shkarkimin e tij pasi po hetonte kompaninë Burisma dhe Hunter Biden-in. Ky pretendim ka krijuar akuzat për korrupsion ndaj Biden-ëve.

Nuk ka dalë ndonjë provë në mbështetje të pretendimit të zotit Shokin. Në të kundërtën, aktivistët antikorrupsion të Ukrainës thonë se për largimin e tij ishte bërë thirrje, dhe u mirëprit, nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

“Ai u shkarkua pasi ishte i korruptuar dhe joefikas”, tha zonja Kaleniuk. “Shokin ishte absolutisht i paaftë”.

Zëvendësi i zotit Shokin, Vitaly Kasko, i tha më vonë rrjetit Bloomberg News se Shokin e pati mbyllur hetimin ndaj Burismas kohë përpara shkarkimit të tij. Një tjetër kryeprokuror, Yuriy Lutsenko, tha se nuk pati ndonjë evidencë që Hunter Biden të ketë shkelur ndonjë ligj.

Por, kjo nuk e ndaloi Presidentin Trump që ta shtynte Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një bisede telefonike me 25 korrik, për të hetuar kompaninë Burisma dhe Biden-ët, si një përpjekje për të zbuluar të dhëna dëmtuese politike për rivalin e tij kryesor demokrat. Kjo kërkesë çoi në fillimin e hetimeve të Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar me qëllim shkarkimin e Presidentit Trump.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota djali i biden hunter biden joe biden presidenti donald trump sulmi ndaj biden djali i biden hunter biden joe biden presidenti donald trump sulmi ndaj biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet