Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Balkans), pasi sipas saj kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative.
“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans’”, tha Kusari-Lila të hënën në Prishtinë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Në këtë nismë, që është thënë se do të kontribuojë në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Kusari-Lila tha se kjo nismë s’mund ta ketë një emërtim të tillë, pasi kundërshtohet nga tri vende të Ballkanit Perëndimor.
“Konsiderojmë që shumë më shumë fokus duhet t’i jepet pengesave të deritashme që janë bërë sesa iluzioneve se mund të ndryshojë i njëjti shtet në raport me ne ose në raport me shtetet e tjera në Ballkan. Nuk jemi i vetmi shtet që refuzon ‘Open Balkans’. Prandaj, nuk mund të quhet si i tillë derisa tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojnë iniciativën”, tha Kusari-Lila.
Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Më 29 korrik 2021, kur iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.
Në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte zotuar se do të bëhej pjesë e “mini-Shengenit”.
Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë – që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan.
Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik./REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Fotoja që po shikoni po bën xhiron e rrjeteve sociale. Aty tregohet një i ri nga Gouves të Greqisë, që ka shpëtuar një qen-ujk, pasi pronari i këtij të f...
KOSOVË -Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e a...
GREQI– Zbulohet shkaku i vrasjes së ndodhur pasditën e djeshme në Kretë të Greqisë, ku një 49 -vjeçar qëlloi me armë zjarri brenda tavernës së saj ...
SHBA– Një 26-vjeçar i burgosur në Uashington ka vrarë hokun e qelisë së tij, i cili kishte përdhunuar të motren disa kohë më parë. Sipas New York P...
GREQI– Fotografia e Konstantinos Tsakalidis është tronditëse! Pamja e shkrepur në Evian perëndimore e një 81-vjeçareje është bërë virale në rrjet. ...
VATIKAN– Nuk mbërriti kurrë në selinë e shenjtë por i ka alarmuar të gjithë. Një zarf me tre fishekë ishte nisur për Papa Françeskun. Pakoja e nisur u ko...
BEOGRAD– Kreu i Lidhjes së SocialDemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka “shokuar” me deklaratën e tij për Kosovën. Në një intervistë...
KOSOVË -Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 3,008 testime, 263 qytetarë...
BRITANI– “Vetëm njerëzit e pasur mund të përballojnë të bëjnë pushime këtë vit,” tha Rory Boland, redaktor udhëtimesh i revistës ‘Who’.Kostoja e pushimeve në Mb...
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga ethet e minjve, pasi sipas tyre, në laboratorët...