LIVE UPDATES
Bota

Kurti takon presidentin kroat: Vlerësojmë përkrahjen tuaj, duam bashkëpunime

23 Dhjetor 2021, 17:14 Nga DOSJA
Kurti takon presidentin kroat: Vlerësojmë përkrahjen tuaj, duam

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, ditën e sotme, gjatë një vizitë zyrtare të këtij të fundit në Kosovë. Telegrafi shkruan se në bisedën mes dy udhëheqësve u theksua marrëdhëniet e mira si dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit ndërmjet të dy republikave.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën. Duke u falënderuar për rritjen e numrit të Forcave të Armatosura Kroate në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, kryeministri theksoi se një angazhim i tillë për paqen dhe stabilitetin në rajon është shumë i mirëpritur. Ai veçoi bashkëpunimin ndërmjet ministrave të mbrojtjes, që punojnë ngushtë dhe kanë një plan dinamik për bashkëpunim.

“Qeveria e Kosovës vlerëson përkrahjen e Kroacisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në iniciativat dhe programet ndërkombëtare dhe rajonale, si Partneriteti për Paqe, A5 dhe RACVIAC, që është synimi ynë imediat”, tha kryeministri, duke theksuar që shpreson që Republika e Kroacisë do të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim, në mbështetje të përpjekjeve tona për anëtarësim. Destinacioni i Kosovës është i qartë, ne jemi të përkushtuar që t’i bashkohemi NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha Kryeministri Kurti.

Duke biseduar për ballafaqimin me pandeminë COVID-19, kryeministri theksoi se Kosova është lider në Ballkanin Perëndimor, me mesataren më të lartë të qytetarëve të vaksinuar, me mbi 1.65 milionë doza të administruara dhe me rastet e reja më të ulëta të COVID-19. Ai tha se Kosova refuzoi marrjen e ndonjë vaksine ruse ose kineze, duke pranuar vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) dhe Agjencia Federale e Barnave të ShBA-së.

Kryeministri Kurti theksoi se fitorja e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka sjellë stabilitet dhe legjitimitet në institucionet tona, por edhe ka rikthyer edhe besimin tek qytetarët, i cili ishte shumë i ulët. Tani, prijësit e të tre institucioneve, Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri gëzojmë besimin e mbi 50% të qytetarëve të Republikës.

“Ekonomia jonë i është përgjigjur pozitivisht ndryshimeve demokratike dhe pas një tkurrjeje prej 3% në vitin 2020, tani presim një rritje të jashtëzakonshme ekonomike dyshifrore deri në fund të këtij viti. Një nga synimet tona është edhe krijimi i një ambienti të favorshëm për të tërhequr kompanitë dhe investitorët potencialë të huaj në mënyrë që të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe të zhvillojmë vendin”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se Kosova ka potencial të madh dhe premtues për zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve të mira tregtare tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. U pajtuan se në frontin ekonomik, mund të punohet së bashku për të eksploruar fusha të reja të bashkëpunimit.

Presidenti Milanoviç e përgëzoi Kryeministrin e Kosovës për stabilitetin politik e institucional që e bën Kosovën partner të denjë për bashkëpunim. Ai u shpreh i impresionuar me rritjen ekonomike që ka shënuar Kosova gjatë këtij viti dhe rikonfirmoi mbështetjen e Republikës së Kroacisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Të dy u pajtuan për nevojën për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të politikave rajonale por edhe të politikës së jashtme e sidomos ndaj qëllimeve destabilizuese të aktorëve të tretë.

LAJMI KRYESOR: Presidenti kroat nis vizitën në Kosovë, takohet me Osmanin dhe krerë të shtetit

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zoran milanoviç albin kurti zoran milanoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet