LIVE UPDATES
Bota

“Dialogu me Serbinë duhet të jetë sërish në listën e prioriteteve të tij”/ Kurti ka ndryshuar retorikën sa i

23 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA

KOSOVË – “Nëse Kosova nuk dëshiron të humbasë perspektivën e saj evropiane, dialogu me Serbinë duhet të jetë prapë në listën e prioriteteve të Albin Kurtit dhe qeverisë së re“, thotë Viola von Cramon-Taubadel, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën. Gjatë fushatës elektorale kjo çështje është neglizhuar shumë me shpjegimet se Kosova ka nevojë për reforma të brendshme. Bashkimi Evropian, natyrisht që i mirëpret reformat, sepse ato janë vërtet të nevojshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendosjen dhe forcimin e shtetit ligjor, por edhe reformimin e ligjit zgjedhor, sistemin arsimor ose të kujdesin shëndetësor.

Viola von Cramon-Taubadel I (Grüne/EFA, DE)Viola von Cramon-Taubadel

Por von Cramon-Taubadel pohon se nga perspektiva e Brukselit edhe dialogu ka një rëndësi të madhe: “Ne nuk mbështesim asnjë opsion ose – ose. Detyra jonë është të ndihmojmë në zbatimin e reformave, por edhe të sigurohemi se ekziston gatishmëria për dialog dhe për të arritur kompromise politike. Kjo është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës“.

Serbia duhet ta njohë Kosovën

Por për dialog kërkohen dy palë. Ndaj anëtarja e ekologjistëve gjermanë në Parlamentin Evropian ka një mesazh shumë të qartë edhe për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq: “Njohja e Kosovës është kusht për përparimin e mëtejshëm në negociatat midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Kjo i është thënë qartë Beogradit. Shpresojmë që kjo të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në atë drejtim. Presidenti Vuçiq një herë tha se një ditë do të ketë gjëra që Serbia do të duhet të gëlltisë, dhe të cilat nuk do t’i pëlqejnë. Tani pyetja është kur ky qëndrim do të jetë në gjendje të ketë mbështetjen e shumicës në vend”.

Këtë pozicion e përfaqëson edhe raportuesi i dytë i BE-së për Kosovën, Lukas Mandl, deputet austriak i Partisë Popullore (ÖVP). “Evropa e sotme e mirëqenjes dhe lirisë u krijua, sepse ne arritëm t’i kapërcejmë konfliktet irracionale midis grupeve etnike, kombeve, feve ose ideologjive. Ato kanë sjellë kaq shumë fatkeqësi në të kaluarën, sa që ne nuk do t’i lejojmë më askund në Evropë, pra as në Ballkan. Konfliktet e këtilla i përkasin të kalurës historike“, thotë Mandl.

Lukas Mandl (EVP, AT)Lukas Mandl

Ai e sheh të ardhmen e Kosovës në integrimin e këtij vendi në Evropë dhe në bashkëpunimin me fqinjët e saj. Ai beson se Kosova mund të bëhet “Silicon Valley Europe” – vendi ka një popullsi shumë të re, këta njerëz duan të mësojnë dhe janë shumë të angazhuar në fushën e informatikës dhe teknologjive të reja.

Kur bëhet fjalë për disa nga pikëpamjet e mëparshme të Albin Kurtit, Von Cramon-Taubadel dhe Mandl kritikojnë “nacionalizmin populist” të tij të mëparshëm, por theksojnë se ai ka kohë që e ka kapërcyer këtë dhe është shndërruar në një politikan të moderuar. Kjo u pa gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore, ku tema e një “Shqipërie të Madhe” nuk luajti asnjë rol. Duke komentuar faktin se partia e Kurtit Vetëvendosje po hap degët e saj edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, von Cramon-Taubadel beson se kjo nuk është veçanërisht e rëndësishme dhe thotë se në këtë drejtim ajo është “e relaksuar”.

Roli i BE dhe SHBA

Por në këtë proces, të dy vendet kanë nevojë për mbështetjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha Bashkimin Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Të dy raportuesit janë shumë të qartë se BE ka dështuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, Parlamenti Evropian vazhdimisht e ka kërkuar këtë lkiberalizim, por disa vende, kryesisht Franca, po e bllokojnë këtë proces. “Kjo natyrisht që ka shkaktuar zhgënjim të madh. BE dështoi dhe kështu humbi besueshmërinë në mënyrë të konsiderueshme. Nëse duam të inkurajojmë Kosovën të shkojë drejt dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, ata duhet të përfitojnë diçka. E ata nuk kanë asgjë nëse Evropa është të paaftë për të bërë punën e saj, detyrat e saja të shtëpisë”, thekson Viola von Cramon-Taubadel.

BE shpreson se në këtë proces do ta ketë edhe mbështetjen e administratës së re amerikane. Në letrën e tij drejtuar Vuçiqit, presidenti amerikan e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara presin njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës nga njëra anë dhe vazhdimin e procesit të integrimit evropian nga ana tjetër. Sipas Mandl, kjo është e rëndësishme për shkak të rëndësisë gjeopolitike të rajonit, duke marrë parasysh se edhe Rusia, Kina, Turqia dhe Arabia Saudite po tregojnë interes për të. Në këtë kontekst, të dy Mandl dhe von Cramon-Taubadel, theksojnë se ideja e shkëmbimit të territorit midis Serbisë dhe Kosovës nuk ka mbështetjen e BE. Pozicioni i BE është i qartë: kufijtë ekzistues duhet të respektohen në të gjithë Ballkanin.

Ambasada në Jerusalem (nuk) është problem

Përparimi i procesit të integrimit evropian i të dy vendeve, është në interesin e qytetarëve atje, por edhe në interesin e vetë Bashkimit Evropian. Vendimi i Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem sigurisht që nuk është vendim i lumtur, thotë von Cramon-Taubadel, sepse BE vazhdon të këmbëngulë në konceptin e dy shteteve si zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe e drejtë e çështjes palestineze. Por ajo thekson se “nga ana tjetër, është mirë që autoritetet e reja të Kosovës të respektojnë marrëveshjet dhe të zbatojnë vendimet e marra nga paraardhësit e tyre”. Kjo nuk ndodh gjithmonë në vendet e tjera në rajon. ”BE këtu ka mendime të ndryshme.

Kosovarische Botschaft in IsraelAmbasada e Kosovës në Jerusalem

Si një shpjegim i mundshëm shtesë, dhe një rrethanë lehtësuese, von Cramon-Taubadel, e cila thotë hapur se veten e sheh si “lobuese për Kosovën brenda Evropës”, citon burime anonime të informuara mirë në Prishtinë të cilët thonë se Izrali i ka premtuar Kosovës një milion vaksina kundër virusit Corona në qoftë se ajo e vendos ambasadën e vet në Jerusalem. Ajo ka për këtë mirëkuptim të plotë, veçanërisht pasi BE nuk ka qenë në gjendje ta ndihmojë ate deri më tani.

Politika e vaksinimit në Serbi është “e rrezikshme”

Në të njëjtën kohë, dy reportuesit, për dallim prej perceptimit në opinionin evropian, nuk mendojnë se fushata e vaksinimit në Serbi është një histori pozitive. Viola von Cramon-Taubadel beson se implikimet gjeopolitike të procesit të vaksinimit në Serbi janë “injoruar” brenda BE, veçanërisht kur bëhet fjalë për vaksinën ruse Sputnik V. Nuk ka të dhëna të pavarura mbi efektivitetin e kësaj vaksine, e skandalet me doping kanë treguar shkallën e mundshme të manipulimit të shkencëtarëve në Rusi. “Edhe pse BE dërgoi më shumë pajisje mjekësore, mediat serbe flasin shumë pozitivisht për Rusinë dhe Kinën, e për BE flasin kryesisht me tone negative.

Kjo nuk është rastësi, pas këtyre gjërave qëndron një sistem i tërë. Por herët a vonë, Serbia duhet të vendosë se ku qëndron me të vërtetë”, thotë von Cramon-Taubadel. Edhe Lukas Mandl është i bindur se “politika e vaksinimit në Serbi nuk është e suksesshme, por e rrezikshme”, sepse përshtatet me përpjekjet nga jashtë për të provokuar konflikte brenda Bashkimit Evropian dhe kështu të shkaktojë përçarje në BE.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosova liberlaizimi i vizave pavaresia serbia vucic albin kurti kosova liberlaizimi i vizave pavaresia serbia vucic

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës