Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL– Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE drejt vendeve më të varfra. “Tani ka një trysni shumë të madhe të brendshme në shtetet anëtare për të siguruar vetë vaksinën”, tha von der Leyen për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Ajo kujtoi iniciativën Covax të OKB-së me të cilën u mundësohet qasje tek vaksina vendeve më të varfra, dhe ku BE jep një mbështetje prej 2,2 miliardë eurosh. Covax ka shpërndarë ndërkohë 30 milionë doza në 52 vende. “Një mekanizëm shtesë, me të cilën ne si union e ndajmë vaksinën me vende të tjera, do ta fillojmë, kur të kemi një situatë më të mirë prodhimi në BE”, u shpreh von der Leyen.
Grindja me britanikët
BE lejon eksportimin e vaksinës kundër Coronës, megjithëse në vendet anëtare nuk ka vaksina të mjaftueshme. Këtë nuk mund t’ua shpjegosh më dot qytetarëve në Europë, tha von der Leyen. Sipas të dhënave të saj, që nga 1 shkurti janë eksportuar të paktën 41 milionë doza nga BE, megjithëse vaksina mungon në vendet e BE, dhe vaksinimi ecën shumë ngadalë. 10 milionë doza shkuan në Britaninë e Madhe. “Unë nuk mund t’ia shpjegoj qytetarëve europianë, pse ne eksportojmë miliona doza në vende që prodhojnë vetë vaksina, dhe prej tyre nuk vjen asgjë”, u shpreh presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
“Ne jemi të hapur, por kjo duhet të jetë proporcionale, dhe të bazohet në reciprocitet”, shtoi von der Leyen, e cila kritikoi prodhuesin britaniko-suedez të vaksinës, AstraZeneca që në tremujorin e parë ofroi vetëm 30% të sasisë së dakorduar me BE. Nga ana kontraktuale është e qartë, që BE merr vaksinë të AstraZenecas edhe nga fabrikat në Britaninë e Madhe. “Nga britanikët ne nuk kemi marrë asgjë, në një kohë që ne ofrojmë vaksinë.”
AstraZeneca prodhon në disa fabrika në BE. “Ne e kemi mundësinë të ndalim një eksport të planifikuar. Ky është mesazhi ndaj AstraZenecas: ti i përmbush kontratën kundrejt Europës, para se të fillosh të eksportosh në vende të tjera”, theksoi Ursula von der Leyen. Në një samit në fundjavë, BE do të vendosë se sa do t’i shtrëngojë frerët.
Nga ana e saj qeveria britanike paralajmëron BE në rast të ndalimit të eksportit me vaksinën e AstraZeneca. Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha për median britanike, Skynews se ndalimi i eksportimit do të ishte “kontraproduktiv”. Një ndalim i eksportit për vaksinat do t’i dobësonte mundësitë e fushatës europiane të vaksinimit. Kjo do të dëmtonte “reputacionin” e BE, tha Wallace. Ndryshe nga vendet e BE, Britania e Madhe ka ecur shumë përpara me vaksinimin. Sipas të dhënave të qeverisë, çdo i dyti i rritur ka marrë dozën e parë të vaksinimit.
Marrë nga DW
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Të hënën kompanitë kryesore ajrore amerikane dhe ato të udhëtimit i kërkuan qeverisë të hartojë një plan për të rihapur këtë verë kufijtë ndërkombëtarë, duke e ...
Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur për javë të tëra të mos lejojë publikimin e imazheve si ato që u publikuan të hënën ku shfaqeshin fëmijë mi...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken arriti në Bruksel të hënën për takime të cilat Departamenti i Shtetit thotë se synojnë forcimin e lidhjeve me aleatët e NATO-...
SHBA– Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një market ushqimor, duke lënë të vdekur 10 persona, mes tyre edhe një oficer policie. Ngjarja ka ndodhur në Bould...
KOSOVË– Deputetët e kuvendit të Kosovës votuan për qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti. Qeveria Kurti mori 67 vota për dhe 30 kundër...
ZVICËR- Rregullatori zviceran i ilaçeve Swissmedic aprovoi ditën e sotme vaksinën anti-Covid Johnson & Johnson. Reuters shkruan se kjo është vak...
KINË- Vaksina kineze Sinovac Biotech ka filluar provat për vaksinimin e fëmijëve. The Guardian shkruan se nga rezultatet e provave të fazës së parë, Sinova...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar qeverinë më të rë të Kosovës. Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar se i qëndron në mbështet...
BRUKSEL- Komisionieri Evropian për Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka uruar qeverinë e rë të Kosovës. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se mezi po pret që të pun...
KOSOVË- Hajrullah Çeku është Ministri i ri i Kultorës në Kosovë. Ai është emëruar gjatë ditës së sotme në këtë pozicion nga Kryeministri Albin Kurti...