Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një nga shpikjet terminologjike më mjerane shqiptare është fjala ” të pagjeturit” për të emërtuar në dokumentat zyrtare shqiptarët burra, gra, të rinj dhe fëmijë, të cilët gjatë spastrimit etnik nga Serbia në Kosovë në vitet 1998-1999 i rrëmbeu ushtria serbe dhe i vrau.
Ata nuk janë “të pagjeturit” që ikën me dëshirë nga shtëpia dhe humbën rrugën e kthimit. Ata nuk jan as të zhdukurit apo “desaparecidos”, të cilët si në Argjentinë dhe Kili diktatura vendase i arrestoi kundërshtarët politikë dhe i zhduku pa gjurmë. Ata janë të rrëmbyerit nga ushtria pushtuese serbe, e cila i rrëmbeu me dhunë, i vrau dhe i varrosi në gropa kolektive, hartën e të cilave e mban fshehur qeveria e Serbisë.
Termi ” të pagjeturit” është alibi për masakrat dhe spastrimin etnik, që Serbia ndërmori në Kosovë. Jemi i vetmi popull, që kemi frikë të themi kush na ka vra dhe kush na ka pre. Shikoni udhëheqësit e sotëm të pamerituar që kemi, të cilët kur përkujtojnë data historike të luftës së popullit shqiptar kanë frikë të thonë se kundër kujt luftuan shqiptarët.
Frika jonë kombëtare trimëron vrasësit, ndaj del tani Serbia pretendon edhe ajo për “të pagjeturit” e saj. Ndaj del dhe tallet presidenti serb Vuçiç, duke deklaruar që të vijnë shqiptarët të na tregojnë ku janë varret masive. Tallet Serbia, që i vrau, sepse nuk ajo pati Nuremberg, nuk u detyrua as nga OKB, as nga Tribunali i Krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, as nga BE, as nga OSBE, as nga KE as nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, të dorëzojë hartën e varreve kolektive, ku groposi shqiptarët e rrëmbyer. Dhe është naivitet mjeranësh të shpresosh se Serbia do të dorëzojë vullnetarisht hartat e varreve masive në tryezën e dialogut rrotullues të të Brukselit. Shqiptarët nuk duhet t’i dhurojnë Serbisë alibi për gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë. Qeveritë, shoqatat, mediat dhe opinioni publik shqiptar duhet të respektojnë gjakun dhe kujtimin e atyre shqiptarëve, që ushtria serbe rrëmbeu, vrau dhe zhduku në varret masive në vitet 1998-1999, dhe t’i quajnë me emrin e vërtetë: “të rrëmbyerit nga ushtria serbe”.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Jam i vetëdijshëm që këto që do të shkruaj më poshtë do të mërzisin shumë miq të mi, ca dhe do ikin fare nga miqësia, gjithsesi ky jam unë.Ne kemi një koncept t...
Para së gjithash, dua ti shpreh ngushëllimet e mia e të të gjithë të afërmve të mi, familjes së të ndjerit. Marrim pjesë në hidhërimin e tyre dhe të rrojnë e ta...
Prof. Edvin PRIFTIShef i Sherbimit te Kardiokirurgjise, Universiteti i Mjeksise se TiranesJo me larg se pak dite me pare nje entuziazem dhe optimizem u reflektu...
TIRANË– Ishte ora 01:45 e të shtunës kur Xhulio Prela, po kthehej për tek e fejuara dhenjë grup vrasësish i morën jetën për të larguar nga jeta një 26-vje&...
Të martën e kaluar në mbrëmje, më 1 dhjetor, në një nga televizionet tona kombëtare, u zhvillua një debat, që tërhoqi gjerësisht vëmendjen e opinionit publik sh...
A do të thotë tani se kjo punë është kryer? Duket ashtu. Të dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e ndaluan vendimin e zhurmshëm dhe...
Ka disa kohë që kam filluar të pyes veten: Për çfarë shërben shteti? A është një entitet i dështuar që ka hequr dorë nga detyrat e tij dhe po humbet kupt...
Une jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik! Krijova nje industri te...
S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç...
Për herë të fundit Kasem Hysenbelliun e takova në një funeral. Përcillnim Nona Nerin, bashkëshorten e një burri, nënën e tre fëmijëve dhe gjyshën e dy fëmijëve...