LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Kur më pa Mehmet Shehu tha ..”/ Rrëfimet e Tinka Kurtit: Regjisori nuk kishte besim

22 Janar 2022, 15:00 Nga DOSJA
“Kur më pa Mehmet Shehu tha ..”/ Rrëfimet e Tinka Kurtit:

TIRANË- Është promovuar në Tiranë, libri “TINKA KURTI, Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema. Janë fletët e ditarit të bashkëshortit të Tinka Kurtit, që botohen për herë të parë, për te hedhur dritë mbi jetën artistike të aktores. Ditari i Palokë Kurtit, është mbajtur ditë pas dite, që nga shfaqja e parë e Tinka Kurtit dhe deri në vitet 1990, kur ai u nda nga jeta.

“E pyeta Tinkën se si u mbajt ky ditar. Më tha: çdo natë kur shkoja në shtëpi pas shfajes, bashkëshorti im, më thoshte, “ulu aty e fol”. Më pyeste për shfaqjet, për rolin, më bënte kritika e vërejtje”, tha Anila Mema, që ka punuar një vit për botimin e librit me ditarin e bashkëshortit të Tinka Kurtit.

Botimi sjell imazhe, të aktores, të shfaqjeve, kujtimeve dhe herëve kur asaj nuk i jepeshin rolet që donte, ose rolet që meritonte. Ditari i bashkëshortit të saj zbardh, kohët e vështira të të bërit art, dhe problematikat që silnin gjatë punës. Ditari i bashkëshortit të Tinkës, është një ditar për Tinkën, që ajo vendos ta bëjë publik në 90-vjetorin e saj.

Pjesë nga librit:

1- “Kopraci” nga Molieri
Regjia: Lec Shllaku
Shfaqet për herë të parë në datën 20.II.1952.
Ka interpretuar rolin e Marjanës.
Mendime të Tinkës për rolin:

Ndamja e roleve të “Kopracit”, ishte një ngjarje me randësi për Teatrin tonë. Unë hala, në atë kohë isha gjysmë profesioniste dhe as që mendojsha se do të më besonte regjisori ndonjë rol, aq më tepër se në këtë periudhë vihej paralel drama “6 Dashnorët”. Lec Shllaku, regjisori, u justifikue me faktin se; “Nuk të dhashë rol te “Kopraci”, se më duheshe për heroinën te drama tjetër”, shfaqje e cila nuk pati fare sukses. Ndërsa komedia e Molierit, tronditi skenën, me lojën e mrekullueshme të artistit Zef Jubani, aq sa kur e pa shoku Enver, shfaqjen, në një takim me punonjësit e fermentimit tha: “Si mundet të ketë në Shkodër perçe, Shkodra, vendi, ku lot kaq bukur Zef Jubani – Harpagonin?!” Unë, pata fatin të los me këtë partner, tue dublue rolin e Marianës, por në kondita shumë të vështira.

Trupa e teatrit do të merrej për një turne Durrës – Tiranë dhe mue më urdhëruen të shkojsha në këtë turne, megjithëse kisha djalin 4 muajsh. Nuk ishte këtu e keqja, pse ato veprojshin jashtë ligjit, por do të lossha një rol shërbyeseje pa asnjë fjalë e për rolin e Marjanës, do të merrshin aktoren e Durrësit, Vera Vreshtanji, e cila e kishte punue këtë rol, kur ishte në teatrin tonë. Kjo ishte shumë fyese për mue, të merrej aktorja nga Durrësi, tue qenë unë. Insistova, që rolin e Marianës do ta los unë në turne. Na ndanin vetëm 24 orë nga nisja dhe mendoni se në çfarë gjendje isha unë, të përgatitsha fëmijën 4 muajsh, veten apo rolin.

Kështu që nuk fjeta gjithë natën. E dhashë premierën në qytetin e Durrësit, por nuk kam dëshirë ta kujtoj atë shfaqje, pasi edhe pranimi i regjisorit për ta luejt unë rolin e Marianës ishte tendencioz për mue. Ai nuk kishte fare besim tek unë. Sipas tij, unë isha një partnere e dobët për një aktor aq të madh si Zef Jubani. Por qe pikërisht ky rol, shumë ma vonë, që më hapi rrugën e artit. Shoku Mehmet, kur erdhi me pa shfaqjen e çmoi shumë punën e bukur të Teatrit, punën e Zef Jubanit, e në mënyrë të veçantë edhe mue. Ai kishte pyet njerëzit që e shoqërojshin:

– Kush asht’ kjo aktore?
– Asht’ nji aktore e re, e kemi aktivizue ta provojmë, – u kishin përgjigj ato.
Ndërkohë Mehmet Shehu ishte shpreh tekstualisht kështu:
-Jepini dorën! Kjo do të jetë artistja e ardhshme e Shqipërisë.

Fjala e tij mori dhen’ dhe po aq shpejt ndërroj edhe opinioni për mue. Sa e çmueshme ishte për mue kjo fjalë.
Sikur të mos e shifte këtë shfaqje shoku Mehmet dhe mue në këtë rol (se kjo ka randësi), unë ndoshta as sot, nuk do të isha aktore. Unë këtu fola shkurt, por nesër do të shkruej për jetën time. Pikërisht në këtë periudhë do ndalesha shumë, sepse me këtë çast u hap një rrugë e re në karrierën time. Një orë para se të fliteshe kjo gja, unë isha një aktore e zakonshme. Por dhjetë minuta mbasi foli ai, unë isha një aktore e madhe. Edhe ishin pikërisht ata persona, që një orë përpara ishin shpreh “se Tinka asht’ një aktore diletante që po e provojmë”. Sa shumë due me thanë, por tash për tash po e la me kaq.

Marrë nga Balkan Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture anila mema palokë kurti tinka kurtit anila mema palokë kurti tinka kurtit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet