LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I tregonte brengën për provimet/ Koha kur Lasgushi i shkruante Musinesë: E ndritur Zonjushë! Shpresoj të kem nderin t’ju

10 Shkurt 2020, 16:26 Nga DOSJA
I tregonte brengën për provimet/ Koha kur Lasgushi i shkruante

Sot është ditëlindja e Musine Kokalarit, intelektualja e shquar shqiptare e gjysmës së parë të shekullit të shkuar që u burgos nga diktatori Enver Hoxha. Shkrimtare, veprimtare politike dhe intelektuale e shquar, Musine Kokalari, do të vihej shpejt në shënjestër të diktatorit , i cili urdhëroi të torturohej, burgosej e më pas të internohej, për ta mbyllur jetën në skamje e vetmi, në Rreshen të Mirditës.

Për ta kujtuar ditëlindjen e kësaj gruaje të shquar të historisë tonë të shekullit të shkuar, kujto.al ka zgjedhur letërkëmbimin që ajo kishte me shkrimtarin gjithashtu të shquar, Lasgush Poradeci si dhe përpjekjet e tyre për hapjen e katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Romës, që u finalizuan në dhjetor të vitit 1939.

Musine Kokalari dhe Lasgush Poradeci, mundësuan hapjen e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, në fillim të vitit 1940. Me gjithë vështirësitë që ndeshën në rrugën e tyre për të mundësuar këtë, Poradeci dhe Kokalari nuk pushuan përpjekjet derisa ia dolën ta çelin katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Romës. Ka një shkëmbim letrash mes tyre ku flitet pikërisht për shqipen, në Universitetin e Romës. Më poshtë botohen disa prej tyre. Atje bien në sy shumë problematika të kohës, njerëz që nuk i duan Lasgushin e Musinenë dhe që përpiqen t’i pengojnë në rrugën e tyre. Por, spikat Ernest Koliqi si ministër i Arsimit në atë kohë dhe vlerësimet e mbështetja që kishte dhënë për Musine Kokalarin e Lasgush Poradecin. Një gjuhë e rrallë, vlerësime të jashtëzakonshme ndërmjet tyre, vërehet në letrat që këmbejnë Lasgush Poradeci me Musine Kokalarin të përmbledhura në ditarin e Lasgush Poradecit.

Tiranë, e Mërkurë 20 Dhjetor 1939:

Sot vendosa t’a regjistroj Shqipen në Fakultetin e Letrave (Universiteti i Romës). Bleva pullat përkatëse, nesër duhet të shkoj në Durrës të marr Diplomën e saj dhe certifikatat.

Tiranë, e Ente 21 Dhjetor 1939:

Më ora 10 para m.d. u nisa për Durrës, që të marr Çertifikatat e lindjes dhe atë të sjelljes si dhe Diplomën e Shqipes, të nevojshme për nënshkrimin në Universitet. Në Bashki më thanë se duhen marrë në Pogradec. Tezja e Nafijes më tha se Nafija shkoj sot në mëngjes me t’ëmën në Shënavlash. Më orën 3 shkova në Tiranë. Më orë 4.45’ vajta në Ministri të Arsimit: Koliqi e kish mbajtur fjalën: e kish vënë Shqipen për transferim (prej Shënavlashi në Durrës) në ballin e listës (siç kish bërë e dhe me bursën e nipit tim, Todit të Zages). Shumë i kënaqur mbeta.

Tiranë, e Mërkurë 27 Dhjetor 1939:

Më 9.30’ në mëngjes ardha prej Durrësi në Tiranë. Legalizova aktet e Shqipes për në Universitetin e Romës.

Tiranë, e Premte 29 Dhjetor 1939:

Paraqita dokumentet ne Mëkëmbësi për nënshkrimin në Fakultetin e Filozofisë dhe Pedagogjisë të Universitetit të Romës.

Tiranë, e Shtunë 30 Dhjetor 1939:

Ora 10.30’ shkova prej Tirane për në Durrës ne Shqipja për vitin e ri 1940.

Tiranë, e Premte 5 Janar 1940:

Më ora 10.15’ më thirri kavaljer Anton Lluka në Mëkëmbësi (konsullatë) për të ndrequr nënëshkrimin: “Nafije Mema” nënë kërkesën për nënshkrim në Fakultetin e Filozofisë dhe Pedagogjisë të Universitetit të Romës. E bëra: “Nafije Mema in Gusho”, sepse të gjitha aktet e saj ishin Nafije Gusho, përveç Diplomës së Institutit Nëna Mbretëreshë. Më ora 10.30 shkova në Durrës ne Shqipja.

Tiranë, e Enjte 6 Qershor 1940:

I dërgova Giovani Baldaçit (insp i stud shqiptarë në Romë) 600 lireta = 5 nap. Çek nr 4916190 B.K.SH per credito it, për taksat e inskripcionit të Shqipes në Fakultetin e Filozofisë dhe Pedagogjisë të Universitetit të Romës. I dërgova në Romë Musine Kokalarit letër për marrjen e nënëshkrimeve. Shqipja më telefonoj të vete të Shtunën se kanë vendosur darkën e dasmës. Më ora 19 vajta ne Shqipja.

Tiranë, e Mërkurë 26 Qershor 1940:

Mora letrën (më dt 17 Qershor 1940) e Giovani Baldaçi-t, inspektor i studentëve shqiptarë në Itali (Romë), mi pagimin e taksave të inskribimit të Nafijes. I ka paguar. Mbeten disa formalitete të vogla, që do t’i bëjë. Nga të 600 liretat 100 m’i dërgoj prapë.

Tiranë, e Premte 28 Qershor 1940:

I dhashë Nebil Çikës artikullin: “Musine Kokalari, Siç më thotë nënua plakë”.

Z.-shës Musine Kokalari,

8 via Gorfagnano int 12

Roma

Tiranë, 18 Korrik 1940

E nderuar dhe e ndritur Zonjushë,

Mbesoj se do t’a kini marrë letrën t’ime të fundit, prej saj kuptuat brengën që kam për të vënë në udhë çështjen e provimeve. Sot po Ju lutem të më ndjeni për këtë çqetësim të ri. Besimi që kam ne mirësija e zemrës s’Uaj më bën t’Ju sillem kësisoj dhe këtë m’a jep ndjenja se më jini shoqe e shkrimit. Ju lutem të bëni dhe një herë mundimin dhe të blini e të m’i dërgoni librat, si dhe dispensat e vitit të parë universitar 1939-1940 për magjisterin në Pedagogji dhe Filozofi.

Të më shkruani njëkohësisht (në është e mundur) dhe kur, në ç’muaj e ç’datë bëhet kërkesa për të dhënë provimet e sesionit të Vjeshtës 1940.

Këtu mbyllur po Ju dërgoj një çek prej 25 frangash shqiptare për çmimin e librave dhe të dispensave.

Nuk mund t’Ju them me shkrim mirënjohjen t’ime për shërbimet t’Uaja fisnike, vete me shpresë se do kem nderin t’Ju shoh një herë në kryeqytet.

Juaji me falenderime nga zemra ime

Lasgush Poradeci.

Z.-shës Musine Kokalari,

8 via Gorfagnano int 12

Roma

Tiranë, 24 Korrik 1940

Fort e ndritur dhe e dashur Zonjushë,

Përgjigjja j’Uaj më gëzoj shumë, ardhi shpejt siç e dëshironja dhe e kisha mendimin. Sapo e mora vajta në Durrës mpyeta Nafijen, ajo sgjodhi anglishten dhe më tha mos harroj t’Ju shkruaj dhe të falat e saj. Mirë kini vënë istori në vënd të latinishtes për degën e pedagogjisë, edhe lëndët e tjera mirë janë vënë. Kështu Ju lutem të m’i dërgoni librat dhe dispensat, vetëm që nuk dinë Ju mjaftojnë të hollat, mua më thanë 20 fr, unë i bëra 25. Mos harroni të më shënoni mungesën.

Kur Ju shkrojta letrën e parë disa veta në kopshtin e Kursal-it nuk Ju pranonin, i kundërshtova siç mendonja vetë, i-u bëri përshtypje, kur muar vesh se ato mendime po botohen. Dje ishim në një mbledhje letrare edhe me ministrin e arësimit, Ernest Koliqi. Ra fjala për Juve, Koliqi foli mirë, e dëgjuan dhe disa nga ata “mospranonjësit”. Një koleg i tha për recenzimin t’im, Koliqit i ardhi mirë.

Pranoni të falat dhe mirënjohjet e mija nga zemra.

Juaji

Lasgush

Romë, 30 korrik 1940.

I ndershmi Zoti Lasgush,

Pas letrës së fundit që mora këto ditë dhe në bazë të degës së zgjedhur Nafijes i bleva librat dhe dispensat e duhura.

Të shtunën në mëngjes libra shitësi postoi paketën. Duke marë parasysh se Tirana është e vogël dhe njihen njerëzit jam e qetë se pakua do të vijë edhe duke pasur adresën e shtëpisë gabim. Në vënd të 34 vuri 54. Ishte vonë, kur e mora vesh. Sidoqoftë më lajmëroni marjen, mbasi dua të dal nga meraku.

Ju falem nderit shumë për mendimet e mira dhe për përkrahjen që tregoni për mua. Në çdo gjë sundon pjesa e mirë dhe e keqe. Një gjë e tillë ndodh edhe në mendime. Si thoni dhe vetë janë disa që më pranojnë dhe disa jo. Gjith se kush ka arësyet e veta sipas mënyrës që shikon shkrimet. Kjo gjë më gëzon shumë sepse mendimet e kundërta hapin udhën e kritikës që ka një vlerë të madhe. Në Shqipëri siç e dini dhe vetë rallë mund të gjejmë një kritikë, e cila të jetë analitike edhe pa paramendim. Zakonisht për të mos prishur qejfin e njerit e tjetrit, çdo gjë që botohet kritikohet jo në bazë të veprës, po të personit që shkruan duke i shtuar një barë lavdime. Letërsisë s’onë që sot po bje poshtë ose po humbet dal-nga-dal i mungon kritika letrare, nga shkaku se nuk ka patur as rymë as kundërshtim mendimesh.

Njerëzit që nuk më pranojnë i çmoj po aq sa ata që më pranojnë. Të dy palët më bëjnë një të mirë, se me përpjekjet e tyre do të kuptoj kur shkruaj mirë dhe çfarë më mungon, duke pasur parasysh që çdo vepër ka pjesën negative që i jep vlerë asaj positives.

Më lejoni të mbaroj me kaq.

Nafijes shumë të fala.

Me respekt Musine Kokalari

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur lasgush poradeci musine kokalari lasgush poradeci musine kokalari

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës